Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është një nga shkaqet kryesore të destabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme, raporton Anadolu. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Istanbul me homologun e tij egjiptian, Sameh Shukri, ministri turk tha se çështja e Palestinës mund të shkaktojë problem global. Bashkëpunimi midis Egjiptit dhe Turqinë është jashtëzakonisht i dobishëm për popujt tanë dhe rajonin”, shtoi ministri Fidan. Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori të paktën 34 mijë e 49 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 76 mijë e 901 të tjerë janë plagosur. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …