Hakan Fidan: Rezistenca kundër pushtimit izraelit tani është një luftë midis shtypësve dhe të shtypurve në mbarë botën

Hakan Fidan: Turqia me Kinën kanë pikëpamje që përputhen në shumë fusha të marrëdhënieve ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan deklaroi se me  Kinën kanë pikëpamje që përputhen në shumë fusha të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe se të dyja vendet mbrojnë idenë që në sistemin ndërkombëtar të mbizotërojë një qasje më e drejtë, raporton Anadolu. Fidan foli në konferencën e përbashkët për media të mbajtur pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi në Pekin. Ai tha se Turqia dhe Kina kanë pikëpamje që përputhen në shumë fusha të marrëdhënieve ndërkombëtare. Fidan theksoi se të dy vendet mbrojnë idenë që në sistemin ndërkombëtar të mbizotërojë një qasje më e drejtë. Marrëdhëniet e mira që do të vazhdohen midis Türkiyes dhe Kinës do të garantojnë kontribut për sigurimin e paqes, prosperitetit dhe stabilitetin rajonal dhe global. Ndjekim nga afër zhvillimet dhe reflektimet gjeopolitike në Azi-Paqësor. Sfidat në Azi-Paqësorin kanë nevojë për multilateralizëm efektiv, përpjekje për dialog konstruktiv dhe bashkëpunimin që bazohet në prioritete të përbashkëta”, tha kryediplomati turk.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …