leoni

Kryeministri Kurti flet për një vendim të pesëshes së BE’së për ta njohur Kosovën

Haki Abazi: Albin Kurti i ka kushtuar elozhe Gjingjiqit, qëndrimi i tij është mashtrim dhe deformim i fakteve

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi është përfshirë në debatin lidhur me përkujtimin që kryeministri Albin Kurti, ka bërë me rastin e përvjetorit të vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Abazi me një shkrim të gjatë ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti duke thënë se “serbisht për Oliverin, shqip për Gjingjiqin, çfarë do të shkruajë për dreqin e madh!”. Ai ka thënë se Kurti i ka kushtuar elozhe Gjingjiqit dhe se qëndrimi i kryeministri të Kosovës është mashtrim dhe deformim i fakteve. Shkrimi i Kurtit është mashtrim dhe deformim i fakteve historike, është tentim për të kamufluar veten si një internacionalist i rajonit që në tryezën e munguar ku ulën vajtuesit e vegjëlisë së përvuajtur flasin për aftësinë për të gjetur edhe heronjtë e armikut. Kjo është vogëlsi, ky është akt i turpërimit me një inferioritet të paparë. Rehabilitim pa nevojë!”, ka shkruar ish militanti numër një i Vetëvendosjes, Haki  Abazi.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …