leoni

Haki Abazi

Haki Abazi ka publikuar një kontratë, të cilën Qeveria-Kurti e ka nënshkruar me firmën RAD të Radulle Steviqit, mikut të Radojçiqit

Deputeti, Haki Abazi,  ka publikuar një kontratë,  ku dokumentohet se  në vitin  2021 është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë “RAD” në veri në vlerë 574 mijë euro. Ai ka thënë se kjo kompani është kompani që ka lidhje me Milan Radoiçiqin në veri të Kosovës duke thënë se me këtë “vërtetohet bashkëpunimi i qeverisë me Radojciqin”. Kjo kontratë është bërë me datën 13 korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojçiqit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojçiqin. Sipas dokumentit, Kompania “RAD” është  në pronësi të Radulle Steviqit, mikut të Milan Radojçiqit, i cili është një ndër personat që është futur në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Votimi tregon qartë se VV nuk e ka shumicën, qeveria e re mund të formohet në qershor

Burim Ramadani ka reaguar pas votimit të dështuar për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, duke …