Ish deputeti, Haki Abazi ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe konstatimeve të tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. “Pas përplasje naive dhe fëmijërore për taksat me SHBA-të, Kurti ka filluar halucinacionet paranojake me qëllim të shtyrjes së afateve për krijimin e institucioneve. Në publik kanë filluar t’i dalin si diskurs për kinse sulm të Serbisë mbi Kosovën, në kohën kur NATO po rritë edhe më shumë zotimin për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Tentimi i Kurtit për alarm dhe imponimit si garant i sigurisë, nëpërmjet alarmit për rrezikun nga sulmet nga Serbia dhe me referencë sot në Këshillin e Sigurisë, pas një jave të ngjarjeve dhe sulmit në Zubin Potok, është kërcënim dhe dëmtim i interesave ekonomike dhe funksionimit të shtetit të Kosovës” ka tërhequr vërejtjen mes tjerash, ish deputeti, Haki Abazi.
