Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pasi kryeministri Kurti dhe zyrtarë të lartë nga Lëvizja Vetëvendosje kërkuan drejtësi për Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së mistershme në burgun e Prizrenit. Ai ka thënë se Vetëvendosja ka pushtet absolut për kërkon drejtësi nga dikush tjetër. Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontroll të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratorët. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër! Kjo që po bën Vetëvendosja është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndojë mbi supet e këtij vendi, tha deputeti Haki Abazi. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …