Haki Demolli

Haki Demolli: Manifestimet në kuadër të “Epopesë së UÇK-së’’ ishin madhështore

Kryetari i Këshillit organizativ për organizimin dhe mbarëvajtjen e manifestimeve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë, Haki Demolli në takimin analizues të punës së Këshillit që Ai drejtoi tha se manifestimet në Kuadër të Epopesë së UÇK-së ishin madhështore dhe se kaluan pa asnjë incident. Ministri Demolli, i cili udhëhoqi manifestimet e Epopesë së UÇK-së, për vitin 2016, të cilat u mbajtën nën patronatin e Kryeministrit Isa Mustafa dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i falënderoj të gjithë anëtarët e këshillit organizativ, si: Forcën e Sigurisë, Policinë e Kosovës, Kuvendin Komunal të Skenderajt, artistët, mediet ndër ta edhe transmetuesin publik Radio Televizionin e Kosovës për transmetimin direkt të të gjitha aktiviteteve gjatë shënimit të 18 vjetorit të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari si dhe të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të rënë në Luftën e UÇK-së për çlirimin, liri dhe pavarësi të vendit tonë. Ministri Haki Demolli dhe në përgjithësi Këshilli organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së, ka falënderuar në mënyrë të veçantë edhe Familjen Jashari si dhe të gjithë qytetarët e vendit për festimin masovik dhe dinjitoz të Epopesë së UÇK-së. Ky është viti i 16 që Manifestimi gjithë popullor ,,Epopeja e UÇK-së’’ mbahet në Kosovën e çliruar, si dhe 8 vjet në Kosovën, shtet sovran dhe i pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …