Haki LECI: Në shenjë respekti dhe përkujtimi për dëshmorin e UÇK-së, Isa Kastrati, i cili ra 21 prill 1999

Buricë , 16 shkurt 1999)  Është i çmendur ai i cili i beson shkaut

Ditë jo e rëndomtë. I premtova Redaksisë  së do ta vizitoj Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Llapit. Nëpërmjet një telefonate nga  Shtabi, më preferuan që të jem  i kujdesshëm dhe të nisem rreth orës 18. Dhe ashtu  veprova. Miku im i cili drejtonte veturën, që kishte  ardhur  vetëm për mua, më thoshte  se mund të kemi ndo një  kontroll  rrugës , por kujdes fotoaparatin dhe diktafonin.  Vazhduam rrugën.  Rruga pothuajse ishte e zbrazët. Lëvizje  të  veturave  ishin shumë të rralla dhe kalonin me shpejtësi të jashtëzakonshme. Porsa arritëm  tek  Ura e Vranidollit, na pushtoi aroma e luftës. Vetëm sa dukeshin fshatrat. Pa drita. Pa tym oxhaku. Një qetësi  trishtuese. Në një bregore të fshatit, vëreheshin tri tanksa serbe të maskuara. Sa vazhdonte rruga, po aq shtohej frika nga ndonjë sulmi nga pozicionet e fshehura të policisë dhe të  ushtrisë  serbe. Megjithatë, motivi i nisjes ishte më i fort se frika. Miku, i cili  ngiste  makinën, fliste shumë rrallë. Nuk e di pse, ndoshta ai dinte më shumë se unë për rreziqe të mundshme.  Pa pritur, porsa dolëm nga rruga kryesore, në të majtë  e cila çonte në Podujevë, miku më tha:  Gazetar, vetëm  edhe   100 metra na ndajnë nga territori i trimave tanë. Makinës ia fiku dritat. Me kujdes, kaloi disa pengesa të UÇK-së. Me ngadalë, vetura ndalet. Në të dy anët e rrugës,  nga dy ushtarë të UÇK-së, vështrojnë me kujdes. Njëri  nga ata m’u  afrua  dhe më  përshëndeti. Edhe pse vetura e mikut kalonte atypari  çdo ditë, ata e pyetën për mua. Ju tha se ky është ai gazetari  që po shkruan për luftën tonë. Është gazetar e gazetës “Flaka”, e cila botohet  në Shkup, dëshiron  të shkoj në Shtab. Po  mirë,  tha ushtari, flaka ka ardhur në flakë, shprehet si me buzëqeshje, dhe shtoi duke m’u drejtuar mua: “Vërtet keni ardhur në flakë. Vazhdoni rrugën. Roje të tjera do  t’ ju  orientojnë deri në Shtab. Frymarrja  ishte  ndryshe, më e lehtë.  Rruga ishte rrafshuar nga UÇK-ja. Kishte zig-zage të shumta.  Nga roje tët tjera gjatë rrugës, vetëm dëgjohej refreni “ mirë se keni ardhur”. Minutat më dukeshin ditë.  Porsa  u afruam rrëzë  një bregu, para një shtëpie       trikatëshe,  miku ndali veturën dhe më thotë: “Këtu kemi  Shtabin.” Afrohemi me  ngadalë.  Para nesh,  tek dera e hyrjes, qëndrojnë dy ushtarë shtatgjatë. Në uniformë shkruante “ policia ushtarake”. Përshëndetje  vërtet të ngrohtë vëllazërore.  Prezantohem  me buzëqeshje , ushtari ndërhyri, urdhëroni brenda, jemi informuar për ardhjen tuaj, qysh kur keni hyrë në territorin tonë. Posa hymë në korridor, njëri nga eprorët më orientoi tek dhoma e pritjes. Ishte duke u mbajtur një mbledhje e  Shtabit. Dhoma ishte përplot ushtar. Dëgjonin lajmet  televizive. Më sollën një pije freskuese. Sytë  shkonin nga një ushtar tek tjetri. Uniformë të pastër. Armët afër vetes. Ua kisha zili. Nuk vonoi shumë, njëri  nga ushtarët më informoi se komandant  me nofkën “ Luta” ( Idriz Shabani), ishte duke na pritur. Dera ishte e hapur. Brenda ishin disa  eprorë. Përballë kishin  fotografinë  e Zahir  Pjazitit  dhe të Adem Jasharit. Në mes,  flamuri kombëtar. Nga të gjithë morëm përshëndetje ushtarake. Ulemi. Për një moment heshtje. Ndërhyri njëri nga ata. I nderuari gazetar, komandanti është ky, tregon me sy dhe me gisht. Ktheva shikimin nga komandanti. Kisha përshtypjen se ishte i shumë  i lodhur. Ai, duke porositur një kafe për mua, me një shikim të mprehtë  më drejtohet: Ç ‘kemi të re nga  qendra, mendonte  për qytetin.  A po ju pihen kafet? Buzëqesh me ironi  dhe shton: ”  Edhe për gazetarët kemi nevojë po aq sa për ushtarë. Ju sonte do të jeni me ne, sepse edhe kështu është vonë për kthim. Do t’i përjetoni  më mirë   aksionet dhe mbrojtjen e ushtarëve tanë “, thotë  komandanti. Sot,  kemi pasur  në vizitë  shefin  e misionit verifikues W.Woker ( portokallat). Dyshoj se edhe kësaj radhe do të na mashtrojnë.” Është i çmendur ai i cili i beson shkaut.  Shkaun  vetëm gjaku e skuq”, thotë  Eprori  dhe  intelektuali  Isa Kastrati.

Ne, thotë  Isa, nga marrëveshjet e armëpushimit, kemi humbur gra, pleq, fëmijë  dhe  ushtar, por le   ta dijë shkau se luftën mund ta vazhdojmë,  dhe se

Kosova ishte dhe do  të mbetet  e jona. Prapë heshtje.

Komandant “ Luta”, më thotë se, sipas informatave që kemi, për nesër pritet të kemi sulme nga ora katër (4)  e mëngjesit. Ju mund të rrini me eprorin kujdestar, më drejtohet mua. Ishte ora dy e mëngjesit. Me një zë të ngrohtë, eprori Isa Kastrati, më  thotë  se mund të pushojë  në krevatin e tij. Nuk ishte gjumë i zakonshëm. Në orën  4.30 minuta u ndezën makinat  e ushtarëve. Dëgjova raportin e ndërrimit të njësive të cilat kishin bërë roje gjatë natës.  Nga ora gjashtë e mëngjesit, filluan granatimet, nga shumë drejtime.   Komanda jepej “, veproni sipas komandës, i sulmoni vetëm nëse rrezikoheni “. Kjo komanda  jepej sepse atë ditë kishte disa vetura ( portokallat ) të njësisë vëzhguese. Filluan të digjen shumë shtëpi të cilat ishin të braktisura. E gjithë kjo zgjati deri në  ora 14.

Granatimet vazhduan prapë, pas  orës 20 deri në orën 23. Për asnjë pëllëmbë ushtarët  pëllëmbë ushtarët e UÇK-së, nuk ishin tërhequr. Ishte bindja se granatimet  janë ndalur. Komandant “ Luta”, me një dorë kishte radiolidhjen, i cili kishte  kontakt  pandërprerë me njësit vëzhguese, më shpërngoi dorën dhe më tha: “E pat dhe ju se si po qëndrojmë. Besoj se keni çka të shkruani dhe t’u tregoni kolegëve tuaj për rezistencën tonë. Do të dërgojmë në një fshat  tjetër, nga ku nesër herët do të nisesh për në Prishtinë”.

E kisha vështirë të përshëndetem me intelektualin dhe  patriotin e madh Isa Kastrati. Sikur më pushtoi  një parandjenjë e keqe  se më nuk do të shihemi prapë. Nuk më la të mendoj gjatë.

Duke më shtrënguar  duart, më falënderoi  shumë për këtë  vizitë, dhe më tha se gjithmonë  “jeni të mirëseardhur. Përmes tekstit tuaj, shton Isa, uroj dhe i përshëndes të gjithë ushtarët e UÇK-së, kudo që ndodhen. Përshëndes  edhe ata që po merren me politikë, duke iu thënë  që t’i varrosin  ideologjizmat,   sepse është koha që të bëhemi gjithë së bashku. T’i bashkojmë lapsin dhe pushkën. Fitorja  është  e  jona. Mirupafshim në Prishtinë!

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …