Kapitulli X
Hakmarrësi
Dhe çfarë bën tani Ali Tepelena plak, në folenë e tij, në Janinë?
Ai është duke menduar mirë si po zhvillohen gjërat dhe a do të fitojë edhe kësaj radhë, apo do të humbasë, apo ndoshta kohën e mbetur duhet ta kalojë duke luftuar. A është i kënaqur me këtë det të gjakut, mbi të cilin ka rënë edhe zemërimi i tempullit, brigjet e të cilit nuk mund t’i shohë?
Jo, jo, ai ende nuk iu ka dorëzuar fatit. Vendit të tij iu ka shpallur luftë, Sulltani ka shpallur dënimin me vdekje, e gjithë familja e tij e kanë braktisur dhe janë kthyer kundër tij, por Aliut nuk iu ka thyer shpata. Për shtatëdhjetë e tetë vjet ai e ka mbrojtur vendin tij. Por tani Sulltani djathtas, familja e tij dhe të gjithë sikur i thonë se duhet të vdesë. “Vdis se mjaft ke jetuar, ke jetuar mjaftueshëm, madhe shumë gjatë”! Ai pavarësisht të gjithëve kishte vendosur ta tronditë Fronin e Sulltanit, qoftë edhe duke e shfarosur veten dhe farefisin e tij.
Grekët, me të cilët ishte sjellë mizorisht tani janë aleatët e tij. Ali Pashë Tepelena u jep atyre armë dhe para, të cilat ata i duan më së shumti.
Tre ushtri kishte nisur Sulltani nga Stambolli dhe të tria i kishte asgjësuar
Armiku i tij, Gasko beu, e kishte humbur ushtrinë e tij në një betejë kundër kryengritësve. Ai edhe tani i mbante në rrethim kështjellat rreth Janinës, në Artë, Prevezë, Lepant, në Tripolicë, dhe në La Galia. Edhe grekët, dita ditës po e rrethonin secilën prej këtyre kështjellave.
Një ditë Aliu ftoi në Tripolicë pesë qind grekë të shquar të cilët fillimisht ishin me turqit por tani donin të luftonin së bashku me te.
Në ato rrethana, turqit kishin sulmuar kështjellën me tërbim. Tani, ata pesëqind grekë Ali i kishte në disponim. Kur ai ishte detyruar të largohej nga kështjella, dha urdhër dhe të gjithë grekët i hodhi në një pus, të cilin e mbuloi me gurë dhe në dheun e hedhur sipëri mbolli bari mbi ta. Të lodhur nga luftimi me grekët, që ishin më të shumët në numër, turqit pas tri dite të luftimeve iu dorëzuar Kleonit, i cili kishte udhëhequr rrethimin. Ai paraprakisht iu kishte premtuar se po të dorëzoheshin, do t i lironte të gjithë. Kur fortesa ra në duar të grekëve pyetja e tyre e parë e tyre ishte, -Ku janë vëllezërit tanë që i keni mbajtur peng?.
Turqit e dorëzuar ishin habitur, ata nuk dinin se çfarë të përgjigjeshin. Sepse ata nuk kishin marrë asnjë peng në duart e tyre. Ata nuk dinin se si kishte vepruar me ta Ali Pashai.
Pastaj një luftëtar suliot zbuloi gropën e mbjellë me bar dhe më pas ata panë ku ishin mbytur trupat e vëllezërve të tyre.
Të etur për gjak dhe hakmarrje, grekët menjëherë sulmuan garnizonin e çarmatosur, dhe nuk lanë asnjë burrë, grua apo fëmijë të gjallë. Të gjithë i vranë dhe i hodhën të poshtë kështjellës.
Por Ali Pasha kishte qeshur me ta në kështjellën e Janinës. Ai vetë kishte shkatërruar më shumë turq sesa kishin bërë të gjithë grekët.
Kur Dhimitër Ypsilanti e mori kështjellë e Lepantit, ai lejoi garnizonin të dalë jashtë kështjellës. Dhimitri vetë nënshkroi kushtet e dorëzimit Por kur turqit dolën nga kalaja e Ali Pashës, suliotët nxituan mbi ta dhe i prenë të gjitha. Ypsilanti, i hidhëruar tej mase u hodh në mes të tyre, dhe shpalosi dokumentin në të cilin ai u kishte premtuar turqve jetën e tyre. Kleoni kishte buzëqeshur. Ai kishte mësuar të qeshurat brutale dhe përbuzëse nga Ali Pashai.
– Mos u shqetësoni për ata,tha ai dhe shtoi, ne po i vrasim vetëm ata, emrat e të cilëve nuk janë të shkruar në marrëveshjen tënde.
Ypsilanti e kishte shikuar me neveri, dhe menjëherë me ushtrinë e tij, u nis përsëri për në Kios.
Ah, këta grekët, kishin mësuar shumë nga praktika e luftës së Aliut. Mjerë ata myslimanë që binin të gjallë në duart e tyre, mjerë ata që nuk ishin në mundësi për t’u përballura me ta si vetë grekët!
Gjenerali turk, Omar Vrioni, përgjatë gjithë vijës së tij të marshimit kishte hyrë në mes të rreshtave të turqve, të vrarë ku kishte parë trupat e tyre të zhveshur e të torturuar mizorisht. Ai kishte parë hebrenj të gozhduar mbi dërrasa. Kishte parë trupa të gjymtuar lakuriq. Në vend dukej një spektakël i tmerrshëm i vrasjeve e mizorive që kishin bërë grekët mbi ta.
Me të vërtetë pasardhësit e heronjve të Maratonës kishin dalë shumë larg nga paraardhësit e tyre. Po komandanti turk, me përvojë e dinte mirë sesa i keq është një ushtar që i pret kokën armikut të dorëzuar e jo të vrasë atë në fushën e betejës.
Në Pulje, Omer Vrioni u ndesh me ushtrinë e Odhise Andruços. Ai ishte njëri prej komandantëve më të mirë të Ali Pashës. Aliu një kohë e kishte emëruar në rangun e lartë të Komandës së Përgjithshme. Atë e kishte njohur qysh prej kohës kur të dy kishin qenë një bari. Aliu nga Omer Vrioni kishte mësuar si t’ i përdorte armët dhe tani ato i kishte kthyer kundër tij.
Sulltani, Omer Vrionit i kishte dhënë atij një ushtri të mirë me të cilën ai kishte ndihmuar Gasko-beun për të thyer Aliun.
Ushtria e tij përbëhej nga tetë mijë këmbësorë trima, kryesisht aziatikë, dy mijë kalorës dhe tetë armë të rënda. Udhëheqësi i kalorësisë ishte Zaidi, i biri Kastoridit, nipi i preferuar i Aliut, i cili, njëzet vjet më parë, e kishte thyer gjurin kur kishte qenë një fëmijë, duke u stërvitur për të hipur mbi kalë. Zaidi vetë kishte kërkuar, që në krye të kalorësitë të luftonte kundër gjyshit të tij. Ai i kishte premtuar nënës së tij se me dorën e vetë kishte për t’ ia këputur gjyshit kokën e vjetër mëkatare me mjekrën e gjatë dhe kishte për t’ia sjellë në shtëpi të saj.
Një nip i çmuar, me të vërtetë!
Omer Vrioni kishte arritur në Pulje. Duke parë poshtë nga majat kodrinore ai kishte dalluar ushtrinë e Odise Andruços. Ai, e pa atë me flamujt e bardhë dhe pa iu dhënë forcave të tij as një çast pushimi, ai vendosi forcat e ushtarake dhe sulmoi grekët me gjithë fuqinë e tij.
Pas një orë luftimesh trup me trup, grekët u dëbuan nga vendi të cilin e kishin zënë dhe kishin filluar të zbrisnin në luginë. Ushtarët timariotë kishin mbetur prapa, dhe Zaidi kishte filluar t’i dërgonte përpara kalorësit e tij me qëllim për të sulmuar ushtrinë që po tërhiqej në pjesën e prapme. Odiseu me ushtarët e tij ishte kthyer në Pulje. Atje kishte ndaluar edhe rruga e luftës dhe flamujt e tij nuk ishin më të bardhë, por ishin skuqur e spërkatur me gjakun e shumë heronjve, që kishin vdekur në mbrojtje të tyre.
Papritmas, nga lartësitë e Pindit mbi ato maja ishte përhapur melodia e himnit grek, të cilën ata e kishin adoptuar nga “Marsejeza” e francezëve. Ashtu si kënga e tyre e luftës, por edhe me shpejtë, si një mal i rrëmbyer nga era e stuhishme, filluan sulmin në krye me Kleonin dhe Artemisën dhe i hodhën turqit poshtë kodrinës.
Omer Vrioni ishte zënë në mes të dy zjarreve. Ishte tepër vonë për t’u kthyer mbrapa, por edhe shumë më vonë për t’ i riorganizuar forcat në betejë. Armët e tij të rënda ishin të padobishme, ndërsa kalorësia nuk mund të lëvizte përpara, dhe kolonat e këmbësorisë së tij ishin të izoluar plotësisht. Ato nuk mund t’ i shkonin në ndihmë njëra-tjetrës. Gjenerali e kishte parë që nuk mund ta shpëtonte ushtrinë e tij, por ai kishte vendosur të mos shpëtonte as veten, kështu që nxitoi me zemërim atje, ku po luftohej me ashpërsi.
Një njeri i egër dhe i pamëshirshëm nga mesi i armiqve ishte duke vazhduar pandashëm në mesin e ushtarëve të tij.
Ai papritmas i kishte prerë rrugën dhe Omer Vrioni në mes luftës e gjakderdhjes, kishte parë një luftëtarë të gjatë me një fytyrë të zezë, të cilën ai e kishte njohur menjëherë se ishte Kleoni, të cilin e kishte njohur edhe më parë.
Atje, të dy po qëndronin ballë për ballë njëri tjetrit.
Tre vjet më parë, kur Ali Pashë Tepelena kishte dërguar Omer Vrionin për të kërcënuar suljotët, Kleoni kishte ikur para tij. Tani ai kishte thirrur:
– Qëndroni këtu unë do t’ia marr kokën e tij, para Ali Pashait!.
Dhe me të vërtetë, në atë vend Omar Vrioni kishte rënë dhe Kleoni i kishte prishur kokën.
Sa i çuditshëm, është fati!
Rënia e Omer Vrionit kishte vulosur edhe fatin e ushtrisë së tij. Turqit kishin ikur nga do që kishin mundur duke lënë të gjitha armët e tyre, të gjithë flamujt, duke lënë në fushë të betejës edhe të gjithë oficerët e tyre. Kalorësia nuk kishte kurrfarë mundësie të ikte. Gjysma e saj kishte rënë, gjysma tjetër ishte dorëzuar.
Zaidi, në momentin e rrezikut të skajshëm, mori pajisjet e tij prej argjendi, e hodhi nga koka çallmën e tij, pastaj ndërroi rrobat me një shërbëtor dhe ishte përzier me luftëtarë, me qëllim që të mos zbulohej kush ishte. Do të kishte shumë më mirë për një fëmijë si ai të kishte qëndruar në shtëpi, sesa të kishte shkuar në kërkim të luanit të vjetër.
Suliotët kishin rrethuan trupat e Zaidit.
– Zbritni nga kuajt, ishte dëgjuar zëri i qartë i Kleoni.
Kalorësit e turpëruar kishin zbritur nga kuajt.
– Cili është udhëheqësi juaj, Zaidi? kishte pyetur Kleoni duke iu afruar radhëve të të dorëzuarve. Buza nga prerja e shpatës po i rridhte gjak.
– Unë jam Zaidi kishte thënë shërbëtori i cili kishte ndërruar rrobat, duke iu afruar Kleonit.
– Përkulu para meje, o skllav ! kishte urdhëruar Kleoni.
Shërbëtori e kishte përkulur para kokën dhe ai kurrë më nuk e kishte ngritur sepse Kleoni e kishte copëtuar atë me shpatën e tij të përgjakshme. Pastaj kokën e prerë e kishte vendosur në majën e shpatës dhe e kishte ngritur lartë. I etur për gjak iu kishte drejtuar shokëve të tij:
– Këtu është edhe gjeneral i tyre i dytë, Zaidi, i cili erdhi për të na nënshtruar!
– Aleluja! Kishte bërtitur ai ndërsa edhe ushtria e tij fitimtare kishte përsëritur pas tij, fjalën Aleluja! Aleluja! “
Dhe pastaj i kapën krerët e dy gjeneralëve në parakalimin e tyre nëpër rrugët e Pulit. Sytë e turmat e grave dhe të fëmijëve shikonin në çatitë, duke bërtitur:
– Ne i kemi pushtuar! Ne kemi fituar! Këta janë krerët e armikut, udhëheqësit e tyre, njëri prej tyre është Omer Vrioni, dhe tjetri është Zaid Beu! Kyrie eleison? “
Dhe çfarë pamje e zbehtë i kishte rënë kokës së Zaidit kur kishte dëgjuar të ishte përmendur dhe kur jashtë të gjithë po talleshin me kokën që kujtonin se ishte e tija.
Suliotët u kthyen në Janinë me robërit dhe emblemat e fitore. Ali Pashë Tepelena duke dëgjuar se kishin vrarë, Zaidin, shkoi në kamp dhe kërkoi kokën e tij.
Kleoni ishte ulur para çadrës së tij. Ai nuk kishte marrë pjesë në festimin e fitores, por donte që atë ta shijonte, duke e parë në sytë e Ali Pashait. Aliu ishte i gatshëm të propozonte që t’ ia prisnin kokën një i burgosur tjetër, në vend të Zaidit, meqë askush nuk do ta vërente dallimin
Kleoni menjëherë veproi sipas këshillave dhe dërgoi trimat e tij me armë për të marrë kokën, që ata mendonin se ishte e Zaidit. Aliu u trondit kur e pa kokën, dhe duke tundur gishtin e tij i tha Kleonit:
– Ti, biri im, po përpiqesh të më mashtrosh Ti kthehesh e më jep kokën e një tjetri në vend të Zaidit.
Kleon kërceu në këmbë.
– Do të thuash se kjo nuk është koka e Zaidit?
– Me të vërtetë nuk është. A mendon ti se nuk e njoh nipin tim, i cili qysh si fëmijë mbante në dorë një shpatë?
Por, në të vërtetë, vetë ai më tha se jam Zaidi, bërtiti Kleoni, duke treguar në kokë, se ai ishte Zaidi, meqë dhe e kishte veshur uniformën e tij.
– Ky është një shërbëtor i tija, ia ktheu Ali Tepelena, a nuk po e sheh? Veshët e tij janë të prerë, kështu që ai nuk mund të mbajë unaza që zotërinjtë i vendosin në vesh
– Kjo do të thotë se Zaidi më paska mashtruar dhe paska ikur?
– Zaidi do të jetë në mesin e atyre që i ke zënë rob tha Ali Tepelena. Unë e njoh atë në mjedis një mijëve. Ai ishte nipi im i preferuar. Fytyra e tij ka vend në zemrën time .
Pastaj të dy shkuan midis robërve. Aliu e kishte vërejtur dhe kishte drejtuar gishtin në drejtim të tij.
– Nuk është ai, a nuk po e sheh se fytyra e tij është më e zbehtë se fytyrat e të tjerëve?
Kleoni me zemërim tërhoqi shpatën e tij dhe do t’ia kishte shkurtuar kokën por Aliu Pasha ia kishte kapur dorën.
– Çfarë bën ti, a do të ma mbytësh nipin tim para syve të mi?
– Ti ke kërkuar kokën e tij dhe ja kjo është koka e tij.
– Por tani ti kërkon jetën e tij. Zaid është nipi im i preferuar. E desha më fortë se nëna e tij e dashur, më fortë se të gjithë fëmijët e mi. Shiko tani, unë ndaj me ty të gjithë prenë, por ky është imi, mishi i mishit tim!.
Zaidi me të dëgjuar ato fjalë, i ra në këmbët e Aliut dhe i përqafoi gjunjët, qau, mbuloi duart me puthje dhe iu lut për ta liruar atë dhe kishte premtuar se në të ardhmen do të ishte një bir i mirë dhe shumë i dashur.
– Edhe ti Kleon po e sheh, sa shumë më do, tha Aliu, duke parë lotët në sytë e Zaidit.
– E pra, Zaidi tani po kërkon strehim nën hijen e së njëjtës mjekër të thinjur, që i kishte premtuar nënës së vetë se kokën dhe këtë mjekrën tënde do t ia sillte për ta parë, në shtëpinë e saj?
Kleoni vështroi dajën e tij Ali Pashë Tepelenën me një buzëqeshje të përbuzur.
Pastaj Aliu ishte treguar butë, ai kishte një zemër, zemra e tij vu në vrasjen e tij afërmve! Grekët ndjenin një kënaqësi mizore në torturimin e Pashës.
– Nëse nuk dëshiron të shohësh Zaidin të vdekur largohu prej këtej. Atë nuk do ta gjesh kurrë!
– Çfarë! bërtiti Aliu duke qëndruar me shpatën ngritur. Mjekra ime nuk është aq e gjatë sa mendon ti, që mund ta shkelësh? Unë atë do të mbroj me gjakun tim medhe do t’ iu zhduk të gjithë nëse ai do të vritet. Le të shohim pra, ju të rinj çmendur se ku godet dora ime e djathtë.
Kleoni ishte befasuar aq shumë sa nuk e dinte se çfarë të bënte. Konsideronte se kishte fuqi për të vrarë Aliun, por kjo do të ishte një fitore e madhe për Stambollin.
Në atë moment kishte arritur një lajmëtar nga komandanti Odiseu, i cili kërkonte t’ ia dërgonin, në Prevezë, të gjithë oficerët turq të kapur në betejë, në mënyrë që ata të mund të shkëmbehen me të rinjtë nga radhët e “Ushtrisë së shenjtë” e cila ishte kapur në Moldavi nga turqit.
Krenaria e Kleonit ishte plagosur nga kjo komandë e prerë. Ai e konsideronte veten po aq me rëndësi dhe po aq gjeneral, sa Odiseu ose Ypsilanti, dhe mendoi të mos i përfillë urdhrat e dërguara prej tyre.
Duke u kthyer me fytyrë nga Ali Pashtë Tepelena ai u përgjigj atyre.
– I thoni Odiseut se unë dhe ushtarët e mi e kemi zakon t’ i vrasim oficerët e armikut në fushën e betejës. Vetëm njëri prej tyre më ka shpëtuar, meqë ishte fshehur. Ai, megjithatë, është nipi i Ali Tepelenës i cili edhe e njohu dhe e shpëtoi prej meje, për njëqind mijë piastra, të cilat ai ka premtuar se do ti paguaj për të brenda një ore.
– A nuk është kështu?, – pyeti Kleoni Ali Pashanë.
– Ashtu është tha Aliu dhe brenda një ore një piastrat e premtuara do të jetë në duart tuaja .
Zaidi, ishte gëzuar pa masë dhe me buzët e tij ia kishte puthur mantelin gjyshit të tij. Ndërkohë Kleoni ia kishte zgjatur dorën Ali Pashë Tepelenës në shenj se kishin arritur ujdinë.
Një orë më vonë paratë e premtuara kishin arritur dhe ai pasi i mori në dorë i numëroi ato në prani të komandantëve të tij. Megjithatë, Aliu e mori nipin e tij nga krahu i majtë dhe ia dha kaftanin e vet që e kishte marrë nga Kështjella e Janinës.
Kleoni e shihte me përbuzje Ali Pashanë. Pra, plaku vrasës tani ishte bërë zemërbutë! Sa kishte qarë dhe iu kishte lutur dhe sa piastra kishte paguar për atë djalë të ri, i cili ishte nipi i tij i preferuar!
Një orë më vonë, krisma e daulleve ishte dëgjuar në kështjellën e Janinës, dhe kur grekët shikuan në atë drejtim, ata panë pjesën e një vendi të lartë ku ishte ngritur këndi për ekzekutim. Katër arabë të zinj po mbanin Zaidin, i cili i kishte duart e lidhura pas shpine, dhe mbante veshur kaftanin që Aliu ia kishte dhënë. Vetë Aliu, i hipur mbi një kalë të zi po qëndronte para tij. Në shenjën që u kishte dhënë, ekzekutuesit e kishin ngritur Zaidin në ajër, dhe për një çast, nipi aq shumë i preferuar i Ali Pashë Tepelenës, i cili i kishte rënë aq shpesh në gjunjë atij, ballafaqohej me një vdekje tmerruese.
Aliu e shihte agoninë e vdekjes së nipit dhe, kur të gjitha kishin mbaruar, ai bërtiti nga kështjella me krejt fuqinë e zërit:
– Kështu vdesin të gjithë ata që janë të afërmit e Ali Pashë Tepelenës dhe që nxjerrin shpatën kundër tij!
Për ta nuk ka mëshirë!
Kleoni ndiente gjakun e zemrës së tij që po i ftohej. Ai kishte shumë, për të mësuar nga klithmat e të vdekurve, para se ta arrinte Aliun. A nuk ishte pak më parë ai plak që qante, lutej dhe pagoi shumë para, për ta shpëtuar atë nipin e tij të preferuar me qëllimin e vetëm që ta vriste vetë, në tortura të tilla.
Nga të gjithë familjarët e Aliut dy djemtë e tij, Sylejmani dhe Muhtari kishin tradhtuar. Ata ishin të parët që kishin tradhtuar babanë e tyre, dhe ishte ajo tradhtia e tyre që e kishte plagosur më së shumti. Për një vit të tërë, Aliu e kishte mbajtur atë plagë në zemrën e tij. Gjatë tërë asaj kohe nuk kishte lejuar askënd të përmendte emrat e bijve në praninë e tij. Çdo gjë, gjithçka që atij i kujtonte dy bijtë e kishte hequr nga kalaja. Nëse dikujt iu kishte mërzitur jeta, ai duhej vetëm ta përmendte emri i Muhtarit para Aliut dhe vdekja do ta kishte gjetur një siguri.
Ndërkohë që dy djemtë e zënë rob jetonin në mjerim të madh në Adrianopojë.
Megjithëse ata u shpërblyen për tradhtinë e tyre, Sulltani nuk u kishte dhënë asgjë më shumë. Kësti i parë i parave, që kishin marrë paraprakisht si shpërblim për gjakun e babait të tyre ishte shkrirë shumë shpejt në bankete të bukura, me femra të bukura dhe gurë të çmuar; dhe këstin e dytë nuk e panë më kurrë. Shumë ndryshe dhe shumë më tepër njerëz të rëndësishëm i kishin dhënë pretendime më të forta Sulltanit për ta mposhtur Aliun, por rezistenca e fuqishme e Ali Pashë Tepelenës, humbjet e panumërta të ushtrisë turke i kishin shkaktuar vuajtje të mëdha atij. Ai tashmë i kishte varrosur në harresë shërbimet e djemve të mirë, që kishin përfituar duke tradhtuar babanë e tyre, por Sulltani ende nuk kishte përfituar asgjë nga ata. Ata tashmë po fillonin të pendoheshin me hidhërim, kur ishin përhapur fjalët për fitoret e Aliut. Ato që ata kishin dëgjuar domosdo se filluan të peshojnë rëndë kokat e tyre. Ata e gjetën veten të detyruar të shesin, një nga një, kuajt e tyre, xhevahiret e tyre, dhe, së fundi, madje edhe të dashurat e haremeve të tyre. Dhe në fund u bë krejt e qartë për ta, se asnjë ndihmë nuk mund ta përballonin në çdo tremujor, përveç nëse ndoshta do të kishte ndodhur ndonjë e papritur, ndonjë çudi.
Të mos harrojmë se në rajonet e Orientit mrekullitë e çuditë e papritura ende bëjnë strehë në shtëpitë e tyre.
Bejlerët kishin konsumuar edhe çmimin e skllevërve të fundit, që i kishin shitur, por pasuria nuk u erdhi në grumbuj, ashtu sikur kishin dëgjuar në përralla të vjetra; dhe përrallat, siç e dimë të gjithë mirë, nuk kanë asnjë të vërtetë në to.
Një ditë, derisa Ali Pasha po ecte këmbë nëpër kështjellën e Janinës, në mesin e kthinave të kopshtit të oborrit, kishte parë kopshtarin, i cili ishte duke mbjellë disa tulipanë.
Ai i njihte të gjithë shërbëtorët në fortesë, i njihte ata edhe me emër, por ai e dinte po ashtu atë që ata duhej të bënte dhe si e bënin.
Emri i kopshtarit ishte Dirham, dhe ai mbante atë emër, sepse, shumë vite në parë Muhtari e kishte blerë atë, kur kishte qenë fëmijë nga një tregtar i skllevërve, për vetëm një dirhem.
Ai ishte bërë mjeshtër i kopshteve por megjithatë, kujdesej për të gjitha punës, dhe e solli atij të gjitha llojet e gjërave të mira. Kështu Dirhami, sa herë që përmendej emri i të zotit i kujtohej koha kur Muhtar beu e kishte blerë atë, dhe prej asaj kohe ai kishte vënë mënjanë sa e sa dërhemë, e për të gjithë këtë, ai nuk mund të mos e falënderonte Muhtarin.
Ali Pasha për një kohë të gjatë kishte shikuar nga kështjella kur ai njeri po i mbillte në tokë tulipanët e tij. Disa prej tyre i kishte mbjellë thellë në tokë dhe ishte përkujdesur shumë për ta duke u rregulluar me kujdes dheun dhe vendin, duke i përgatitur një gjë të duhur, duke i ujitur ato butësisht me një përkushtim të veçantë. Disa të tjerë vetëm i kishte futur në tokë, i kishte mbuluar pa kujdes dhe kurrë nuk dukej se i kishte ujitur pak, apo aspak. Aliu kishte shikuar tulipanët, të i kishte trajtuar me kujdes Dirhami dhe një ditë zbriti e hyri në bisedë me të.
– Si quhen emrat e këtyre tulipanëve e kishte pyetur kopshtarin.
Dirham filloi të numërojë emrat: Mbreti Gjergj, Trafalgari, admiral
Gruithuysen, Belle Alliance, e kështu me radhë. Por në të njëjtën kohë ai anashkaloi mbi disa edhe pse ishin nga ata tulipanë, që kishte mbuluar me kujdesin më të madh.
– Duket se ti nuk i njeh emrat e atyre të tjerëve, që po kalon nëpër to, tha Aliu.
– Kam humbur kujtesën zotëria im, dhe nuk mund t’i kujtoj të gjitha ata emra në mesin e shumë të tjerëve.
– Shiko mirë tani, unë i njoh emrat e këtyre luleve, dy tulipanëve. Ky quhet Sylejman dhe ky tjetri, Muhtar!
Sapo përmendi emrat, Dirhami ishte zbehur në fytyrë para pashai. Aliu e kishte zbuluar qëllimin e kopshtarit. Dirhami i kishte kujtuar ata dy zotërinj, ashtu si kujton një qen i mirë të zotin e tij. Ata ishin gjithnjë në mendjen e tij.
Njeriu i mjerë priste që Aliu do të nxirrte nga toka njërin nga tulipanët dhe në vend të tij ta mbillte kokën e kopshtarit.
Në vend se të shfaqte zemërimin, Aliu bisedën e kishte fillura me mirësi, e ngriti kopshtarin nga toka dhe i tha me një zë të butë, plot dashamirësi.
– Mos ki frikë, Dirham! Ti nuk duhet të turpërohesh nga ndjenjat e tilla fisnike. Ti po mendon për bijtë e mi. Dhe po mendon se unë kurrë nuk mendoj për ta?. Unë kam ndaluar secilin në kështjellë të përmendin edhe emrat e tyre; por çfarë përfitoj nga kjo, nëse nuk mund ta ndaloj veten duke menduar për ta. Asgjë nuk më ndihmon të mos dëgjoj kurrë emrat e tyre, fytyrat e tyre vazhdimisht më shfaqen para meje. Bota thotë se më kanë tradhtuar, por unë nuk besoj, nuk mund ta besoj.
– Çfarë thua ti Dirham? A është e mundur që fëmijët mund të tradhtojnë babanë e tyre?
Dirhami mori guximin dhe duke bërë me duar u përpoq të përgjigjej
– Ma prej kokën, nëse do, zotëria im, por këtë them unë, ata nuk ishin tradhtarë, por u tradhtuan, por edhe nëse është e mundur për djemtë që të tradhtojnë babanë e tyre, fëmijët tuaj nuk do ta tradhtonin kurrë, Ali Pashë Tepelenën.
Ali Pasha i dha Dirhmanit një monedhë ari dhe e urdhëroi që atë mbrëmje, të dalë para tij në pallat dhe të sjellë me vete, dy tulipanë që do të mbanin emrat e Sulejmanit dhe Muhtarit.
Dirhami mezi priste që të vinte mbrëmja. Dhe kishte arritur momenti kur ai ishte shfaqur në odën e madhe të Aliut, në praninë e tij. Pastaj Aliu i urdhëroi të gjithë që të largoheshin nga dhoma dhe kur mbeten vetëm ata dy, së bashku filluan të flasin për diçka të besueshme dhe të veçantë për të, cilën nuk do të dinte askush tjetër.
– Dëgjova që bijtë e mi jetojnë në varfëri të madhe, në Adrianopojë. Për varfërinë e tyre, nuk them asgjë; por, akoma më keq, ata jetojnë gjithashtu me një poshtërim të madh. Askush nuk bën fjalë as interesohet më për ta. Kalorësit e mi të mjerë! Sapo t iu përmendën emrat e tyre, njerëzit u zgërdhijnë dhëmbët, tallen me ta kur i takojnë në rrugë dhe kur ata shkojnë në këmbë në pazar për të blerë bukën e tyre, madje edhe gratë u thërrasin me zë të lartë: “A janë këta heronjtë prej të cilëve dikur dridhej Stambolli.
Me të vërtetë është e turpshme kishte thënë pashai i skuqur derisa po fliste.
Unë e di se nëse ata edhe njëherë i marrin në duart e tyre ato shpata që dikur u kam lidhur në brezat e tyre, nuk do t’i dorëzonin ato aq lehtë armiqve të Ali Pashës.
– Çfarë thua ti Dirham?
Dirham ishte në gjendje të shprehë miratimin e tij për të gjitha fjalët e Aliut me një keqardhje.
– Dëgjo, Dirham! unë të kam njohur dhe të njoh për një kohë, andaj bëhu gati të ta tregoj një sekret, që nuk e di kush veç meje e teje.
– Do ta varrosh thellë nën tokë, zotëria im!.
– Në Gjirin e Durrësit qëndron e ankoruar një anije angleze, nën komandën e kapitenit anglez, Morrison. Në atë anije kam depozituar pesë miliona piastra në ari, apo më pak se pesë milionë. Një pjesë të madhe e parave të mia, apo jo? Në çdo moment që më pëlqen ta ngrehë fortesën e Janinës në ajër, hyj në bordin e asaj anije dhe lundroj larg në Angli ose në Spanjë, dhe atje unë mund të jetoj në mënyrë shumë të mirë. Por për çfarë qëllimi e bëj këtë?
Ditët e mbetura janë vetëm pak. Përse u dashka të përpiqem të shpëtoj? Këtu duhet dhe dua të vdes. Këtu, ku kam kaluar jetën, këtu do të vdes, dhe nuk është nder për mua të tërhiqem para shpatës së tyre. Këto para tani duhet të më shërbejnë për një tjetër qëllim, i cili ka qenë në mendjen time prej shumë kohe, por unë kërkoj një njeri të aftë për realizimin e këtij qëllimi.
Do të nisesh nga Janina dhe do të kalosh nëpër ushtrinë e Gasko-beut. Kur të arrish, në Durrës, tregoja Morrisonit këtë unazë. Kur ai ta shohë, do të bëjë gjithçka që ti i thua atij, sepse ai e din se këto janë urdhrat e mia. Ti do të rrish në anije por do të lundrosh me erën e parë të favorshme për në Stamboll. Mos lundroni nëpër bregdetin e Artës, sepse do të jetë më vështirë të dilni nga ajo përsëri, por ta hidhni spirancën tuaj të fortë në “Anadoly Hissar”. Atje do të shkosh dhe do të marrësh njëqind mijë copa dinamiti, dhe do t’i vendosësh në thasë byku kashte, duke i vendosur në krye, i ngarko nëpër qerre dhe thasët, dhe ato do t’i çosh në Adrianopojë.
Atje do të kërkosh bijtë e mi, dhe duke e puthur me përulësi skajin e rrobave të tyre, t’i jepni të kuptojnë që unë ju kam dërguar. Atëherë do t’u tregosh atyre për luftërat rreth Janinës, gjithçka që ti vetë e ke parë dhe e ke dëgjuar. Po të shikosh nga fytyrat e tyre që të marrin fjalët e tua ftohtë, dhe nuk tregojnë asnjë dashuri për babanë e tyre, atëherë iu jep këto qindra mijëra piastra, dhe thuaju ta blejnë dhe të mbajnë një dyqan të madh e të fillojë një tregti mallrash me shumicë nëse ata kanë ende ndonjë dispozitë dhe zell për të grumbulluar pasuri sikur kanë bërë kur kanë qenë burra të sinqertë, ashtu sikur të mendojnë se kanë vite të gjata për të jetuar.
Por nëse ti sheh në fytyrën dhe sytë e tyre dashurinë e heroizmave për shkëlqimin e lavdisë së tyre, në qoftë se ata i dëgjojnë fjalët e tua gojëhapur dhe me interesim të madh, në qoftë se ata ta japin dorën ngrohtësisht pa i prekur shpatat e tyre, nëse ata kërkojnë nga ti t’u tregosh përsëri dhe përsëri atë që ti u ke thënë atyre tashmë, u përmend atyre edhe atë rrugën e lavdisë dhe tregoju se armët e Ali Pashë Tepelenës janë gjithmonë të hapura para tyre, ato qindra mijëra piastra janë vetëm për blerjen e kuajve dhe armëve.
Kam pesë herë sa më shumë në bordin e anijes angleze, dhe pesëqind herë shumë në kullën e kuqe të Janinës. Me pesë miliona piastra ata duhet të marrin anije, dhe këto anije duhet të pajisin plotësisht në fshehtësi. Dhe kjo nuk do të jetë e vështirë, sepse të gjithë detarët grekë kanë braktisur flotat turke. Këta grekë do të ofrojnë shërbimet e tyre falas. Kur anijet të jenë të gatshme, le të njoftojnë ata nëpërmjet Bubulinës, luftëtares amazone, i cila kalon nga Kreta me tridhjetë anije, me qëllim për ta devijuar vëmendjen e flotës turke, dhe pastaj nisen në rreshtin për në Beikos. Me një mot të favorshëm ti duhet të arrish në Durrës për tridhjetë ditë. Njëkohësisht, unë nga një çerek të ushtrisë, Kleoni me një të dytën, dhe Odiseu nga një i tretën e forcave do të sulmojmë ushtrinë e Gasko beut, dhe nëse bijtë e mi dalin fitues në det, në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të jemi të gatshëm për të pushuar në krahët e njëri-tjetrit .
– Dirhami kishte filluar të qante si një fëmijë.
Pashai kishte vazhduar t’ i jepte këshillat e sugjerimet e tjera.
-Në çdo hap duhet të jeni të kujdesshëm. Përfundoni gjithçka në mes sekreteve më të mëdha. Mos lejoni që bijtë e mi të shpërndajnë paratë e tyre dhe ajo të pasuri të shkaktojë zili dhe xhelozi. Do të jetë më mirë nëse ata e lanë pjesën më të madhe të saj në bordin e anijes, dhe të tërheqin nga ajo, vetëm aq para që mund të jenë të nevojshme në çaste të caktuara. Kur ti do të komunikosh me Bubulinën përmes një letre në pergamenë, premtoi asaj llojet e gjërave të ndryshme, madje edhe për lesh e li. Thuaj, për shembull, se ti shet lesh në Kretë, dhe do t’ ia dorëzosh bashkat e mëdha të dengjeve tregtari grek, Leonidas Argyrocantharidesit, i cili ka miqësi me Sulltanin dhe të gjithë pashallarët, dhe, në të njëjtën kohë, ai mbanë lidhje ndërmjetësie midis nesh dhe grekëve. Por nëse të krijohen kushte lejo Muhtar beun t’i shkruajë Bubulinës dhe të kërkojë nga ajo vaj vitriol. Atëherë, kur do t’i dorëzosh dokumentet, lagni këto radhë speciale letrash me lëng limoni. Por ja se të jap një këshillë akoma më të mirë. Do të shkrini sodë kaustik në ujë, dhe paraprakisht shkruajini mesazhin në guaskën e vezëve të ziera. Pastaj piqni përsëri vezët; dhe kur do t’i qëroni ato, do të gjeni shkrimin e dukshme në të bardhë, të konfiguruar në të bardhë të vezës. Atë bëje më mirë, sepse vezët janë më pak të dyshimtë për ngarkesat.
Dirhami kishte dëgjuar me aq interesim sa kishte mbajtur mend të gjitha ato që ia kishte thënë në besë Ali Pashai, madje ishte habitur sesi kishte kurdisur plane të tilla pashai plak duke u kujtuar edhe për detaje tejet të thella
– Asgjë më shumë, tha Aliu dhe zëri i tij më në fund iu kishte dridhur nga emocion.
E di
mirë se po i rrezikoj jashtëzakonisht shumë bijtë e mi sepse tërë çështja është e pasigurt. Merrni, pra, këtë unazë guri e vendose në një talisman. Jepni atë në Muhtarit. Le ta mbajë atë në gishtin e tij, dhe nëse ndonjëherë ai e gjen veten të rrethuar nga një rrezik i madh, nga një rrezik shumë i madh, që All-llahu e ruajt!, atëherë le ta hapë gurin e unazës dhe lexojë talismanin e gdhendur aty. Por këtë duhet ta bëjë vetëm nëse papritur bie një rrezik i madh, kur është në pyetje jeta apo vdekja… Dhe tani shko dhe kujtohu e mbaj mend mirë të gjitha ato që të kam thënë .
Dirhami i puthi mantelin Ali pashës dhe premtoi se ai do të kryente me kujdes çdo detyrë që kishte marrë përsipër. Aliu e kishte shoqëroi atë për në kopsht. Në rrugën e tyre ndeshën përsëri në vendin ku ishte varrosur Zaidi. Ndërsa po ecte në atë drejtim, ndaloi për një çast dhe murmuriti në vete: Edhe unë së shpejti do të jem afër teje.
* * * * *
Dy javë më vonë Dirhemi takoi bijtë e Aliut në Adrianopojë. Morrisoni me anijen e tij kishte marrë atë në rrugë dhe gjatë lundrimit Dirham kishte mundësi të panumërta për ta bindur veten se paratë e depozituar nga Aliu, ishin ruajtur në mënyrë të sigurt në kthinat e anijes. Ai i tha atij ato që i kishte thënë Aliu. Anglezi i kishte besuar edhe pse Dirham i si dukej si shërbëtor i varfër.
Në mes të syve të tij të picërruar, Dirhami me entuziazëm kishte folur për luftën e babait plak dhe u tha atyre, që Aliu u kishte dërguar pesë milionë piastra, që ata të blejnë anije dhe të mbledhin armë dhe të bashkojnë forcat e tyre me të.
Të dy bijtë e Ali Pashait ishin gëzuar pa masë kur kishin marrë lajmin se babai u kishte dërguar pesë miliona aspra. Ata të dy e përqafuar fortë Dirham, për të gjitha meritat ia kishte atribuuar veprës së Ali Pasha Tepelenës për dërgimin e parave kaq të nevojshme.
– Plaku mund të na ketë dërguar akoma më shumë, kishte thënë Sylejmani. Çfarë i duhen më paratë i rrethuar në Janinë? Herët ose vonë atë do ta vrasin armiqtë e tij.
– Më fal, zotëria im i nderuar! kundërshtoi Dirham. Atë e ke baba dhe nuk do të bëhet pre e askujt nëse ju të dy bashkoheni me të.
– Eu, tha Sulejman dhe në atë moment dy vëllezërit u ndeshën sy me sy sytë, të dy kishin reflektuar të njëjta mendime nëm të cilat u ndodhën papritur.
Kur Dirhami ia dorëzoi unazën Mukhtarit, ai e pyeti me dyshim:
– A ka ndonjë helm në këtë unazë?
– Çfarë po mendoni, zotëria im?
E vura atë në gishtin tim gjatë rrugës derisa kam ardhur këtu. Ka një talisman në të.
Pasi dëgjuan këtë, të dy vëllezër u përplasën duke qeshur. Ata shpesh kishin qeshur me babanë e tyre me besëtytnitë e tij absurde. Megjithatë, Muhtari mbajti unazën, sepse në të kishte një smerald të shkëlqyer.
Por sekreti i vezëve në tërësi i bindi vëllezërit në seriozitetin e punëve. Kjo ishte me të vërtetë një ide kapitale e Aliut. Në këtë mënyrë ata mund të dërgonin mesazhe sekrete edhe në haremet e tyre. Kush do të dyshonte ndonjëherë një vezë? Ata morën qëndrim që ta provonin menjëherë mësimin e babait dhe do t’iu dërgonin mesazhe dashurie femrave të tyre, shkruara në një vezë.
Dirhami tundi kokën dhe foli seriozisht, dhe iu lut bijve të Ali Pashait që së pari të hynin në një lidhje me Bubulinën, luftëtaren dhe marinaren amazone, e cila ishte edhe mjaft i guximshme, në raste për të bërë ndonjë takim me të në Dardanele, sepse nëse ata nuk do të nxitonin, paratë që ishin dërguar për ta do të ktheheshin prapa. Do të kishte qenë tejet e rrezikshme që njerëzit në Adrianopojës të merrnin paratë. Kapiteni anglez, për më tepër, nuk ishte i gatshëm të bënte ndonjë shërbim tjetër, përveç atë të mbajtjes së kujdestarisë së sigurt të parave që iu kishin besuar atij, por nëse do të kishte ndonjë rrezik për vete dhe anijen, ai nuk mund të mbetej peng i parave dhe ai nuk do t’i mbronte as ato madje ato do ti përcillte nëpër ujërat turke.
Këto mendime të mençura të Dirhemit u bënë disa përshtypje bejlerëve. Ata të dy nxituan ta kërkonin Dirhamin, duke i lënë anash për një kohë vezët, sodën akustike dhe shkrimet, dhe të gjitha gjërat e tjera të domosdoshme. Për më tepër, ata kishin harruar t’i blinin ato dhe Dirhami ishte detyruar t ua blinte me paratë e tij.
Këmbët e Dirhamut ishin pothuajse kishin dalë jashtë shtëpisë, kur dy vëllezërit kishin shikuar njëri-tjetrin dhe duke buzëqeshur
– Kam një ide të mirë, filloi Sylejmani.
– Dhe unë gjithashtu, tha Muhtari.
– Nuk dua të kthehem te babai, në Janinë!.
– Unë jo e kam parasysh se çfarë ndodhi me Zaidin.
– Unë propozoj që të blejmë një anije, në të cilën mund të fshehim vetë paratë tona.
– Dhe do ta bëjmë atë me një ekuipazh grek. Pastaj do të dërgojmë Dirhemin me mesazhet e shkruara në vezë duke ia drejtuar Bubulinës dhe ne do të shkruajmë gjëra të mëdha atje. Do t’i tregojmë asaj që ne të qëndrojmë të gatshëm këtu me flotën tonë dhe ajo ta sulmojë e para Kapudan Pashanë, pastaj ne ta sulmojmë atë në pjesën e prapme. Ajo gruaja, Bubulina është e çmendur. Ajo do të dalë e para nga arkipelagu dhe do ta sulmojë flotën turke. Pastaj Kapudan Pasha do të mbledhë forcat e tij kundër saj, dhe ajo do të angazhojë të gjitha forcat në luftime, ndërsa ne i vendosim mirë velat mbi anije dhe nuk do të ndalemi derisa të arrijmë në Kadiz.
– Sa e admirueshme është , sepse kjo është toka e verës së mirë dhe e grave të ndershme.
– Dhe pastaj Ali Pasha mund të na presë derisa engjëlli Asrafil t’i fryjë borisë për Ditën e Kijametit
– Dhe Bubulina gjithashtu – duke mos harruar Sulltanin! Le të shqetësohet secili për njëri tjetrin.
– Mashallah, sa e ëmbël është jeta!.
Dhe kështu ndodhi që bijtë e Aliut, si princat nga përrallë, papritur dhe mrekullisht fituan një pasuri të madhe, jo sepse ishin të mençur sa të përfitonin nga këto pasuri në më të mirën në botë. Paratë që babai ua kishte dhënë atyre për armë, ata do t’ i shpenzonin ato për dashuri dhe verë. Dhe a nuk është kështu jeta më e dashur?
Kur Dirham u kthye ata menjëherë i zien vezët dhe shkruan mbi to çdo lloj mesazh që iu kishte rënë në mend.
Ata i premtuan se do të nxitonin me ndihmën drejtuar grekëve, nga të dyja anët nga toka dhe nga deti, me qëllim për t’ iu prerë rrugën e tyre përmes flotës me anije zjarri, duke goditur anijen turke dhe duke e ngritur atë dhe duke e hedhur në ajër. Kjo kishte për të bërë që Jeniçerët të ngrihen kundër Sulltanit dhe grekët të ngrihen kundër jeniçerëve. Në të gjitha ato konstatime të tyre nuk kishte as një fjalë të vetme të vërtetë.
Dirham i denjë dhe i shkretë nuk besonte këto gjëra, dhe dridhej në qenie e në shpirt në kur mendonte se të dy bejlerët ishin të vendosur në veprimet e tyre mendjelehta.
Ai vetë mori një legen, e mbushi me lesh dhe fshehu vezët plot me sekrete në një shportë, të vendosur mbi bregdet.
Dy bejlerët ndërkohë qeshin në zemrave të tyre. Ata qeshnin me Dirhemin besnik ata përqeshin Bubulinën trime dhe Kapudan Pashanë shumë të mençur, ata qeshën dhe zbaviteshin me atë pjesë të mirë të pasurisë, që iu kishte ardhur grumbull. Por askush nuk kishte qeshur më hidhur sesa vetë Ali Pasha Tepelena plak, i cili kishte filluar të besonte se dy djemtë e tij po blinin armë dhe anije luftarake për të.
Por a e besonte me të vërtetë këtë, Ali Tepelena?
Në të njëjtën ditë kur Dirhami u largua nga Adrianopoja, një fakir i Urdhrit të Nimetullahut hyri në Pallatin e Sulltanit. Ishte dervishi i vjetër i cili ia kishte shfaqur parashikimet e tij, disa vjet më parë Ali Pashës.
Pasi qe pranuar në Saraj, te Sulltan Mahmudi i Dytë, ai qëndronte ulur përpara tij, duke e përkulur kokën e tij sa më të ulët, meqë Dervishi tashmë ishte kërrusur edhe nga pesha e viteve.
– Allahu më ka dërguar te ti Padishah i nderuar, tha dervishi, në një zë të ngjizur, i cili kishte humbur të gjitha nuancat dhe kumbonte thellë. Një rrezik i madh është duke t’u afruar. Stuhia që varet mbi kokën tënde në këtë moment, është shkruar brenda lëvozhgës së një veze, dhe ti mund ta shtypësh atë në pëllëmbë të dorës sate, por nëse ju e lejoni të dalë të bardhët e saj, ushtria jote nuk do të jetë e mjaftueshme për ta mbajtur atë. Prandaj, fjala e Allahut është për ty: Sot dhe këtë natë, nesër dhe natën e nesërme, ndalni çdo anije që lundron në ujërat e ngushta të bregdetit dhe t’i kërkojnë të gjitha vezët, t’i marrin ato dhe t’i sjellin te Ju, Padishah i nderuar. Në mesin e tyre janë vezët e ndryshme të cilat, nëse nuk gjenden do të gëlltisin ty dhe mbretërinë tënde.
Duke thënë këto fjalë, dervishi u përul për ti marrë temenanë edhe njëherë pasi e përshëndeti Padishahun. Duke hequr zvarrë pantoflat u kthye nga kishte ardhur pa kërkuar asnjë shpërblim.
Sulltani kishte thellësisht i impresionuar nga guximi i Dervishit. Ai menjëherë dërgoi gardianët e dy kullave të vigjilencës në hyrje të Bregut të Artë të detit dhe u kishte thënë që të kontrollonin tërësisht çdo anije që kalonte nëpër det, duke konfiskuar çdo vezë që do të gjejnë dhe të gjitha ato t’i marrin nga anijet e t’i sjellin në të njëjtën kohë, duke mbajtur të gjitha ekipet e atyre anijeve.
Dhe kështu ishte shkruar fati, që ena me vezë e Dirhamit qëlloi të kishte qenë e para që kishte rënë në duart e kërkuesve. Kur shërbëtori fatkeq vëzhgoi me kujdes se rojet po u merrnin vezët shitëseve ai kërceu në det. Edhe pse ai ishte një notar i mirë, kishte vendosur që më parë të mbytej në ujët e detit sesa të detyrohej të denonconte dy bijë e Ali Pashait.
Vezët i shkuan në dorë Sulltan, dhe kur i kishte hapur ato dhe kishte lexuar shkrimin e shkruar në të bardhët e tyre të brendshme, ishte tronditur.
Tradhtia dhe rebelimi! Komploti ishte duke u përhapur nga njëri te skaji tjetër i Perandorisë. Intriga e ndërlikuar, njëra prej të cilave ishte lidhur në Janinë dhe tjetra në ishujt e detit mes dhe që e kishte të tretën e saj në kryeqytet. Sulltani bëri thirrje për represion të përgjithshëm.
Dy bijtë e Ali Pashait u kapën të njëjtën natë në mes të gëzimeve të tyre, dhe duke i tërhequr zvarrë nga parajsa e shpresave të tyre, ata i futen në një burg.
Kush mund t’i kishte tradhtuar për sekretin e vezëve? pyetën ata veten.
Kush tjetër përveç Ali PashëTepelenës, babait të tyre.
Ishin aq budallenj se kishin besuar se atë e kishte bërë vetëm një budalla, si Ali Tepelena.
Sylejmani ishte ligështua shumë kur e njoftuan atë se sekretin e vezëve ishte zbuluar.
Muhtari mendonte se kishte ardhur momenti kur me një shërbëtor të thjeshtë, babai i tyre i kishte shkëmbyer kokat e dy bijve të tij. Kishte ardhur edhe ajo ora e rrezikshme dhe ai e kishte kuptuar se duhej ta hapte unazën që i ishte dërguar atij i ati. Me ngut ai hoqi smeraldin mbi të duke besuar se së paku një helm shpejt do të përhapej, me anë të së cilit ai mund të shpëtonte nga një vdekje e mundimshme dhe e turpshme. Megjithatë, nuk kishte asnjë pikë helmi brenda unazës, por ishin fjalë e gdhendura ku shkruante:
“Ju keni rënë në duart e Aliut!”
Mukhtar hoqi unazën dhe dha shpirt. Dora e Aliut, dora e gjatë e tij, kishte qenë ajo që i kishte arritur nga fundi i një bote, ajo dorë e cila e kapi atë dhe sikur e nxori jashtë varrit. Ai tashmë kishte ndjerë të gjithë peshën e asaj dore mbi kokën e tij.
Kishte vdekur gjithashtu dhe vëllai i tij Sylejmani
Kryegjyqtari më parë i kishte marrë në pyetje, dhe të dy kishin mohuan me gjithë shpirt se kishin pasur njohuri për atë që është shkruar mbi vezët. Por kishte një gjë ata nuk mund të mohonin, pesë milionë piastra që ishin gjetur në anijen angleze, kjo ishte prova më e dëmshme kundër tyre, dhe dëshmia për këtë kishte qenë shkatërrimi i tyre.
Sulltani kishte kërkuar nga Morrison paratë e tjera të bejlerëve dhe ai vetë u shfaq para Reis-Effendiut për të mbrojtur ngarkesën e tij, të cilën ai e mbante, por kishte thënë se ishte i detyruar t’i dorëzonte pronarit të ligjshëm.
Reis-Effendiu u përgjigj se në Perandorinë Osmane kishte vetëm një pronar të ligjshëm të çdo lloj pasurie, dhe ai ishte vetë Sulltani, prona e çdo personi të vdekur në tërë Perandorinë dhe askush nuk mund të linte një testament pa lejen e tij.
Morrisoni kishte kundërshtuar me shumë vendosmëri, duke arsyetuar se derisa të dy bejlerët nuk ishin vdekur, Sulltani vështirë se mund të shihej si trashëgimtari i tyre.
Në vend që të merrte ndonjë përgjigje, Reis-Effendi dërgoi oficerët e tij me një pjesë të vogël të letrës të cilën ai e kishte nënshkruar më parë, dhe pak çaste më vonë, krerët e prerë të dy bijve të Ali Pashës qëndronin përpara Morrisonit në një calik argjendi.
– Nëse vdekja e tyre nuk ishte pengesa e vetme, i tha Veziri, ju tashmë po e kuptoni se kokat ua kemi hequr.
Atëherë Morrisoni i dorëzoi të gjitha arin dhe argjendin dhe me të shpejtë pas pak orësh e kishte braktisur Stambollin. Nuk kishte më dëshirë të qëndronte një vend ku çdo fjalë kushtonte jetën e një burri.
Kokat e bejlerëve, bijve të vetëm të Ali Pashait ishin mbërthyer me gozhda në portat e Sarajit dhe për të tri ditë e tri net ata kishin qëndruar në sytë e të gjithë popullit. Tellalli kishte përhapur shpalljen të cilën e kumtonte për çdo orë.
– O milet, vini re? Ja ku janë krerët bijve të kryengritësit Ali Pashë Tepelena të cilët kishin për qëllim ta shkatërronin Stambollin.
Dhe populli duke parë kokat e këputura mallkonte armiqtë e Perandorisë.
Pak ditë më vonë, lajmi kishte arritur edhe në Janinë, Tellalli kishte lajmëruar se Sylejman beut dhe Muhtar beut u kishin prerë kokat, në Stamboll.
Ali Pasha tri herë e kishte ulur fytyrën, duke u falur në tokë dhe kishte falënderuar Allahun për mëshirën e Tij. Dhe ai bëri që mbi muret e Kështjellës të shpallte lajmin që bijtë e tij të pabesë ishin prerë në Stamboll.
Ky është shpërblimi për tradhtarët e babait e vendlindjes së tyre!.
Pas kësaj, për tri ditë dhe tri net, aq sa kokat e bejlerëve ishin ekspozuar në portat e Sarajit të Sulltanit, kishte jehuar kënga e vallja edhe në fortesën e Janinës, dhe çdo mëngjes njëqind e një batare u zbrazën nga kështjella si një ceremonia e zakonshme pas triumfit të madh.
Dhe kur në mbrëmje Ali Pashë Tepelena doli të shëtis në kopshtin e tij, ai eci lart dhe poshtë në mesin e luleve. Ai kishte shkelur tokën nën këmbët e tij. Ishte varri i Zaidit ku po shkelte. Kishte edhe një varr të vjetër, ai ishte vetmi mbijetues i familjes së tij që ishte shfrenuar, dhe, duke e rrafshuar atë në tokë me këmbën e tij, shkeli edhe mbi atë varr, duke murmuritur me vete: “Ti nuk je më vetëm – jo nuk je i vetëm”!
Përktheu, Ahmet Qeriqi