Haley

Haley: Pozicionet e qeverisë amerikane në lidhje me Kosovën nuk kanë ndryshuar

Duke komentuar zërat sipas të cilëve ka një ndryshim të qëndrimit të Uashingtonit zyrtar në raport me vendin tonë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley ka theksuar se pozicionet e qeverisë amerikane në lidhje me Kosovën nuk kanë ndryshuar. Duke ju përgjigjur pyetjes për deklaratën e John Boltonit se “SHBA është e hapur nëse liderët në Ballkan bien dakord për ndryshim kufijsh”, ajo është përgjigjur se ka individë që flasin me administratën dhe ka njerëz nga administrata, që po ashtu flasin. Unë nuk besoj se ka ndryshuar qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Kosovën, ka theksuar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …