Halil Çadraku: Ish-luftëtari dhe eprori i UÇK-së, Fatmir Limaj duhet të kthehet në PDK bashkë me Nismën

Halil Çadraku: Ish-luftëtari dhe eprori i UÇK-së, Fatmir Limaj duhet të kthehet në PDK bashkë me Nismën

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari Halil Çadraku, ka thënë se PDK-ja duhet të jetë zemërmadhe dhe duhet  t’i ofrojë të gjitha copëzat e ndara nga thyerja. Ai ka shkruar se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate duhet të kthehen në PDK, aty ku ishin. “PDK-ja ka ditur gjithmonë t’ë reformohet dhe të jetë simbol bashkimi në kohëra të vështira e të duhura! Mendoj se Fatmir Limaj dhe NISMA duhet të kthehen aty ku ishin, as për mëshirë, as për politikë por, për shkak të origjinës dhe themeleve…”. “Kryesia e PDK-së duhet të gjej forma se si t’a sjellë këtë subjekt në gjirin e saj dhe të luftojmë së bashku në këtë kohë ,,lufte” … Bashkimi ban fuqinë, fjalë e madhe, por, duhet të ketë edhe vullnet pozitiv për t’a bërë këtë! Burrat nuk i ndan fjala kur e kan fushbetejen dhe armikun e përbashkët! Çdo njeri na duhet, çdo votë na duhet që të mbrohet vendi. Fatmiri duhet të jetë brenda PDK-së …”, ka shkruar Halil Çadraku.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …