25 vjetori i Çlirimit të Kosovës, po e gjën këtë organizëm ushtarak të harruar, të pakësuar, të burgosur e mbi të gjitha, të nëpërkëmbur !
Në këtë vit jubilar të Çlirimit, për herë të parë në treshen e parë institucionale :
– President
– Kryetarë Kuvendi, dhe
– Kryeministër
… nuk kemi asnjë përfaqësues të neve , luftëtarëve të Lirisë!
Nuk habitem shumë nga këta tre, sepse, e di se ç’ mendim kanë për Luftëtarët e lirisë !
120 deputetë të zgjedhur nga populli, me votë të lirë, duke falënderuar përpjekjen, mundin, djersen, luftën, gjakun, gjymtyrët e Dëshmorëve, invalidëve e luftëtarëve, nuk denjuan të propozojnë një paradë vërtetë KRENARIE, siç ishte ajo e 19 Shtatorit të vitit 1999!
14.680 luftëtarë aktivë të UÇK-së, kanë hapësirë të mjaftueshme të rreshtohen në stadium, dhe të kenë përkrah ushtarët e tanishëm të FSK, që ishte ideal dhe ëndërr e secilit luftëtarë Lirie!
Do të ishte një satisfaksion ndaj nesh, edhe pse të harruar nga Shteti e pushteti, e që është më e keqja, të etiketuar e njollosur nga qarqet armiqsore!
Do të ishte një shuplakë e madhe armiqve tanë ti shof në rreshtim Emblemat e Gjakut bashkë me Emblemat e ushtrisë së Kosovës!
P.S.
Ne, bashkëluftëtarët e Dëshmorëve, jemi shumë krenarë kur kujtojmë të rënët për Liri, por, do të na bënte edhe më krenarë, respektimi dhe nderimi i luftëtarëve të Lirisë, si djem e vajza që quan Amanetin e të rënëve deri te kjo Liri e sotme…