Halim Ahmetaj u lind me 2 prill 1970, në Kabash të Prizrenit. Prindërit e Halimit, babai Nezir (Qerim Ahmetaj), nëna Xhemile (Azem) Gashi nga Krushica (Dardhishtë) e Suharekës, lindën katërmbëdhjetë fëmijë, shtatë djem dhe shtatë vajza. Halimi ishte fëmija i shtatë. Halimi si fëmijë ishte i shoqërueshëm, besnik. Shumë i gjallë, i zhdërvjelltë, i fuqishëm i vendosur.
Në oda, ndeja, dasma e gëzime tjera familjare, Halimi do të dëgjojë e mësojë për të kaluaren e fshatit të tij. Mëson se në një masakër, serbet i kishin vrarë xhaxhain e gjyshit, Bajram (Sylë) Ahmetaj. Gjyshi Qerim Nezir Ahmetajn, kishte marrë pjesë në luftën serbo – bullgare, gjatë viti 1917 – 1918, të luftës së Parë Botërore.
Në moshë më të rritur, ato i dëgjoi në biseda edhe ndikuan patjetër edhe në ndërgjegjen dhe formimin patriotik të Halimit Ahmetajt.
Halimi, pas shkollës fillore, regjistrohet në të mesmen, por e ndërpret, ngase i vdes babai. Ishte 15 vjeç dhe gjashtë fëmijët e tjerë pas Halimit ishin më të vegjël.
Në vitet 1989, tani Halimi është 18 vjeçar. Është pjesëmarrës dhe ndër organizuesit e demonstrative në Korishë e në Prizren. Do të përleshet me një epror të UDB – së, i quajtur Zoran. Eprori dhe tre milicët serbë, nuk nuk munden ta arrestonin. Duke qenë shumë i fuqishëm e shumë trim, përleshet me ta duke i shtrirë për tokë.
Në vitin 1989, Halimit ia dërgojnë thirrjen për në në shërbimin ushtarak jugosllav. Por ai refuzon t’i bindet dhe ua grisë ftesën.
Në vitet 1989 – 1990, shërbimi sekret i UDB – së, bënë një veprim, për ta nënshtruar, e arrestuar Halim Ahmetajn. Një ditë, Halimi me të vëllanë Lulëzimin 12 vjeç, kishin shkuar në mal, për dru zjarri. Edhe UDB – a, dërgon atje tre pjesëtar të armatosur e të maskuar me veshje çetnikësh e me mjekrra. Ata në fillim ia vrasin qenin Halimit. Halimi ishte vetëm 18 vjeçar, përleshet me këta të tre, i çarmatos dhe i zbret nga malet e Kabashit në Korishë. Ndalon tek dyert e shtëpisë së tij. I njofton vëllezërit: Selimin, Sokolin, Fatmirin dhe Qazimin, u tregon për ngjarjen, e ua jep vëllezërve armët e kapura. Çarmatojsa në këtë kohë e tre serbëve të maskuar si çetnikë, bëri bujë shumë të madhe të te banorët e fshatit dhe më gjerë. Aparati shtetëror serb, dërgon ndërmejtës në bisedime, udhëheqjen lokal të fshatit, për lirimin e tre serbëve. Pas bisedimesh, duke shfaq shqetësimin udhëheqja e fshatit, për mundësinë e tensionimit të situates, Halimi e vëllezërit i lirojnë serbët.
Dobësimi i krahut të veprimtarisë ilegale po edhe platformat politike për zgjidhje paqësore ndikuan që ai vrull protestash u pashit. Kurse Halim Ahmetajt, nuk do t’i zbutej shpirti kryengritës. Afërsisht gjatë viteve 1993 – 1994, vazhdonin presionet e shumta ndaj Halimit. UDB – ja, përgatiti edhe një provokim të ri. Një serb i quajtur Mark Trojan nga Lutogllava, i urdhëruar nga UDB – ja, e tall Halimin, për vrasjen e qenit në bjeshkë të Kabashit. Por Halimi ia kthen, me fjalët tani të perifrazuara: ju kam provuar kush jeni e sa trima jeni ju, nuk jeni as të gishtit, e nuk vleni për asgjë etj. Më pas e godit fort me shkop kokës Mark Trojanin. Disa fshatarë, të pranishëm aty, ndërhyjnë, duke e ndërprerë përleshjen e rrahjen mes tyre.
Po në këtë vit 1993- 1994, për këtë provokim, Halimi me vëllezërit e biseduan me Besim Ndrecën. Këta së bashku, serbit Mark Trojani i shkojnë tek shtëpia, duke e paralajmëruar, që ky të ishte provokimi i fundit që i bëhej Halimit, përndryshe do ta pësonte edhe më keq.
Filluan bastisjet e shpeshta, vëllanë e Halimit, Qazimin, e arrestuan disa herë. Kërkonin të dinin se ku ishte Halimi. Për këtë u rrah në mënyrë më brutale nga Dragan Shoshkiqi. Me 3 maj 1995 shkoi ta çarmatosë e ta arrestonte edhe Besim Nrecen, tek vendi i punës së tij. Por Besim Ndreca jo vetëm nuk e dorëzoi armën, por vrau Dragan Shoshkiqin.
Halimi, në gusht të viti 1994 u martua me Selvije (Reshani) Ahmetaj nga Greiqeci i Suharekës dhe lindën një djalë, duke e pagëzuar me emrin Kujtim. Në tetor të viti 1995, Halimi, pas atyre provokimeve të shumta, bastisjeve të shtëpisë e presioneve për arrestim, detyrohet të emigrojë në Gjermani, bashkë me bashkëfshatiarin, shokun e fëmijërisë, të rinisë, të aktivteteve, Rexhep Feriz Kukajn. Atje fituan të drejtën e punës, duke e ndihmuar familjet, të cilat ndodheshi në kushte shumë të rënda ekonomike.
Në mërgim Halimi do të qëndroj dy vjet. Përcillte me interesim ngjarjet në Kosovë. Pas aktit madhështor të Adem Jasharit e familjes Jashari, afër fundit të vitit 1997, Halimi bashkë me, Rexhepin, pasi UDB – ja, i kishte në listë për t’i arrestuar, futen ilegalisht në Kosovë. U tregoi familjes dhe vëllezërve, se ishte kthyer që t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në prill të viti 1997, Islam Dakaj, nga Korisha e Rexhë Memaj nga Lutogllava e Prizrenit, kishin ardhur në shkurt – mars nga Perëndimi, përmes kufirit të Pashtrikut. Nga njësiti i LKÇK – së, do përcilleshin nga Pashtriku, në fshatin Dobërdelan të Suahrekës. Islami do të dërgohet disa ditë në Pagarushë dhe nga atje, futet ilegalisht në Korishë, e Rexhë Memaj në Lutogllavë.
Menjëherë pas kthimit, Halimi lidhet shumë shpejt me Islam Dakën, meqë ishin edhe bashkëfshatarë. Halimi kishte përkrahjen edhe të vëllezërve, që u inkuadruan në radhët e UÇK-së: Selimi, Sokoli, Fatmiri, Halimi edhe Lulzimi.
Në korrik të vitit 1998, Halim Ahmetaj së bashku me Rexhepin Kukaj, me një grup, pas kthimit me aramtim, ranë në pritë të ushtrisë pushtuese serbe. Halim Ahmetaj e Rexhep Kukaj, u kthyen në Junik, ku qëndruan një kohë në UÇK-së, me komandant Ramush Haradinajn.
Pas një kohe shkuan përseri për armatim në Shqipëri, me 17 gusht 1998. Gjatë kthimit në Pashtrik, përsëri bien në pritë të organizuar, nga ushtria pushtuese serbe. Këtu ranë dëshmori Fadil Balaj nga Korisha dhe pesë dëshmorë të fshatit Grejkoci të Suharekës dhe shumë të tjerë të plagosur. Halim Ahmetaj e Rexhep Kukaj, duke qenë tejet të përgatitur fizikisht e psiqikisht, arritën ta çanin rrethimin edhe këtë herë. Lufta tani po vinte gjithmonë e më ashpër.
Pas ofensivës së forcave pushtuesit serb, në shtatorit – tetor të vitit 1998, Halimi me vëllezërtit dhe shokë e tij, bënë përsëri bartjen e armatimit. Ato i vendosën në shtëpinë e familjes së tij. Kjo kohë, ishte jetike, për riorganizimin e vazhdimësinë e rezistencë në mujat më tej, nga njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shtëpia e familjes së Halimi Ahmtajt, ishin baza më e rëndësishme dhe më e fuqishme e UÇK – së, në këtë pjesë të rajonit të Prizrenit. Shtëpia ishte mbushur plot me armatim e municione të kalibrave të ndryshëm. Aty i kishin grumbulluar e strehuar edhe shumë miell, ushqime, veshmbathje e gjëra tjera për luftën.
Nevoja për armë po rritej gjithnjë e më shumë, kështu Fatmiri, vëllai i Halimit, bashkë me shokë të tij, shkuan në Shqipëri edhe dy here brenda kësaj periudhe për armë e municione. Sokoli, bëri bartjen e armatimit nga shtabi në shtab, bëri bartjen e ushtarëve të plagosur për në spitalin ushtarak të UÇK – së në Bershanc. Ky spitali, ishte vendosur në trojet dhe në shtëpitë e humanistit e atdhedashësit Fevzi Muharrem Bytyqi. Aty ishin sjell edhe të plagosur nga rajoni i Suahrekës, Mlishevës, Rahovecit e më gjerë.
Halimin e gjeje kudo të angazhuar pa pushim. Në dhjetor të viti 1998, Halim Ahmetaj e Rexhep Kukaj, me miratim të Shtabit të Zonës, e të mbështetur nga Komandant Guri (Jetullah Qarri), dhe me mbështetje të njësitit të Kabashit, i zhvarrosën trupat e pa jetë të Ismet Jasharit dhe katër dëshmorët tjerë, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku e Afrim Buqaj, nga gropa ku e kishin futur forcat pushtuese në Shirokë të Suahrekës.
Me 2 dhjetor 1998, Ismet Jasharin, Gani Kastratin, Nuhi Mazrekun, Afrim Buçajn dhe Habib Zogajn, u varrosën me nderime ushtarake, në varrezat e Kleçkës.
Halimi, vëllai i tij Fatmiri e bashkëluftëtarët e fshatit edhe të disa rajoneve tjera, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK – së, vendosen në fshatin Reti të Rahovecit. Këtu do të jenë përherë në aksione e luftime. Ky fshat gjendej afër rrugës Rahovec – Suahrekë dhe jo larg nga të Hoçës së Madhe ku ishte vendosur ushtrisë pushtuese me trupa e aramtim të të gjitha kalibrave. Në fillim të viti 1999, dy kompani të Brigadës 125 ZO të Pashtrikut, zhvendosen nga Retia e Rahovecit në Kabash. Halimi si përgjegjës edhe në sektorin e furnizimit me armë e ushqime, me vllezërit, vazhdimisht kishin dërgar dhe dërgonin atje armë, municione, ushqime, barna e gjërat tjera. Të gjitha këto që përpara, ishin rezervuar, dhe ruajtur në shtëpi bazë të UÇK – së, të familjes së Halim Ahmetajt, baza më e madhe dhe më e rëndësishme në këtë rajon.
Më 11 mars 1998, goditet me mijëra forca, Njësia Speciale e Birigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut në Jeshkovë, me komandant Hysen Rexhepi. Aty do të binin dëshmor komandanti i kësaj njësie Hysen Rexhepi dhe nëntë luftëtarë të kësja njësie speciale. Me 17 mars të atij viti, ushtria serbe ia mësyni edhe Kabashit. Atje ishte Halimi me të gjithë vëllezërit dhe familjen e gjerë. Vëllai i Halimit, Lulzimi, në mëngjes, pas marrjes së njoftimit për rrethim, merr kalin dhe niset për Kabash. Në mes të udhëtimit, granatimet i vrasin kalin, por ai ndjek rrugë e shtigje tjera, duke dërguar njoftimin e rrethimit. Edhe skuadra e Rexhep Memes, e kishte hetuar mësymjen e ushtrisë armike. Kabashi atë ditë u rrethua nga të gjitha anët: nga Korisha, Skorrobishti, Shtërpca dhe Grejkoci, duke i futur në dorë të hekurt njësitet e UÇK – së, me qëllim të eliminimit të plotë të tyre. Grupi me Halim Ahmetajn e Rexhep Kukajn, u pozicionuan te vendi i quajur Shtegu i Bijave. Pushtuesi po granatonte e bombardonte pa pushim këto pozicione, me armatim të rëndë e nga largësia dhe me këmbësori prapa. Halimi dhe Rexhepi, po e zhvillonin luftime të ashpëra nga afërsia. Aty forcat pushtuese u mbajtën të gozhduara, deri afër mbrëmjes, për gjashtë orë rresht. E në krahun tjetër, nga vendi i quajtur Kroni i keq, ishte Rexhë Memaj, me ushtarët e skuadrës së tij. Kurse Islam Dakaj e Lulzim Kabashi, morën drejtimin në të kundërtën, nga vendi i quajtur Kroi i keq. Këtu kishin hasur një tankë serb. Vendi ishte rrethuar pothuajse i tëri, por ne arrijmë me i tërheq të gjithë ushtarët e komanisë, pa humbje.
Halim Ametaj, duke parë këto kushte e rrethana të krijuara, për të shpëtuar nga rrethimi njësitet tjera, e udhëzon Lulzimin, që t’i drejtonte ushtarët tjerë përmes maleve të Kabashit për në Greikoc. Deri në orën 23, Lulzim Ahmetaj, i udhëhoqi ushtarët deri në fshatin Grejkoc, të cilët u vendosën në shtëpinë e Samir Kurtishajt.
Luftën nuk po e ndalnin Halim Ahmetaj e Rexhep Kukaj. Zjari i tyre ishte i pandërpreë, tregon Rexhë Memaj, i pozicionuar më në brendi. Dihet se armiku kishte epërsi të pakrahasueshme në trupa e armë. Rexhë Memaj, tregonte se si Halimi, hapte zjarr duke kënduar këngën, Moj Shqipni mos thuj marova, që dëgjoje deri tek ne. Halimi nuk e pati kurrë frikën e përballjes me pushtuesit, që kur ishte i ri, poashtu edhe atë ditë të 17 marsi 1998, në luftë ballë për ballë. Bashkëluftëtarët e tij tregojnë për Halimin, që thoshte shpesh, plumbi i armikut (shkaut), nuk më zë.
Lufta vazhdoi deri pas orës 16.30 afër mbrëmjes. I pari ra në altarin e lirisë, Rexhep Kukaj.
Por Halimi edhe pas rënies së Rexhep Kukajt, nuk do ta ndal rezistencën e zajrrin kundër trupave pushtuese. Pas pak edhe do të plagosje ku ishte përpjekur disi ta lidhte plagën.
Pas kaq orë lufimesh, dhe me derdhjen e gjakut, në borë e të ftohte, gjë që më pas u panë edhe gjurmët e tij, pushoi zjarri i armës së tij të dashur dhe kënga e tij. Halim Ahmetaj nuk u ligshtua, nuk e lëshoi pozicionin, nuk e pranoi tërheqjen. Ai ra pranë shokut të tij, Rexhep Kukajt, siç bien luftëtarët për liri. Po atë ditë, fare në mbremje, bie dëshmorë edhe Murat Kabashi.
Pas luftimesh gjithë ditën e 17 marsit 1998, ranë në altarin e lirisë, Rexhep Kukaj, Halim Ahmetaj e Murat Kabashi.
Të nesërmën, më 18 mars, është tërhequr trupi i dëshmorit Rexhep Kukaj. Nga pengesa e mjegullës e borës, pas një dite, u gjet dhe u tërhoq edhe trupi i dëshmorit Halim Ahmetaj. Pas katër pesë ditës, u gjet dhe u tërhoq edhe trupi i dëshmorit Murat Kabashit.
Varrimi i tre dëshmorëve të UÇK – së, u bë me nderime ushtarake pas tri ditësh, me 20 mars 1999, në fshatin Budakovë. Nëna Xhemile, nuk kishte nxjerrë asnjë pikë loti për Halimin. Këtë rrugë e ka zgjedh Halimi vetë thoshte ajo, për Kosovë, dhe e mbante për dore nusen e re të Halimit, dhe në krah djalin dy vjeç, Kujtimin e vogël, të dëshmorit Halim Ahmetaj. Kujtimi, djali i dëshmorit Halim Ahmetaj, ia ka përtitër emrin e Babës së tij dëshmor, djalit të tij. Pra, nipi i dëshmorit, mbanë emrin e gjyshit Halim.
Lufta çdo ditë ashpërsohej, e ushtria serbe ishte egërsuar së tepërmi mbi vendbanimet, duke djegur, plaçkitur e masakruar civilë, aty ku iu dukej më e lehtë. Familja e Halimit, familje bujare e fisnike, me 40 antarë, kur më i vogli i kësaj familjeje ishte dy muajsh, qëndruan brenda hapësirave të luftimeve, pa u larguar fare nga Kosova, deri në ditën e çlirimit. Me 5 prill 1999, forcat armike vendosën mina në xhaminë e fshatit Korishë. Nga ky shpërthimi i tmerrshem u plagosën: nëna e Halimit, Xhemile Ahmetaj, motra e Halimit, Sala (20 vjeç), vajza e vëllaut të Halimit, e Selimit, Lumturia (11 vjeç) dhe vajza e vëllaut tjetër të Halimit, e Fatmirit, Bukuria (11 vjeç).
Më 15 shtator 1999 u bë rivarrimi i dëshmorëve të fshatit Korishë, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Në mesin e dëshmorëve pushon dhe Halimi Ahmetaj. Sot bashkëluftëtarët i kujtojnë fjalët e tij se: i gjallë në dorë të armikut nuk bie. Dhe e mbajti fjalën.
Ish – kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas dekretit shtetëror, Halim Ahmetajt i dha titulli Heroi i Kosovës. Po për ta nderuar dëshmorin, një rrugë në qytetin e Prizrenit mba emrin e dësmorit dhe të heroit Halim Ahmetaj. (Abedin Balaj)
