Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka shfaqur mospajtime ndaj pretendimeve të kryeministrit, Albin Kurti i cili vazhdon ta lavdëron qeverinë që drejton. Ajo ka shkruar se derisa kryeministri i vendit thotë që vendet e tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e tij, Kosova vazhdon të mbetet nën sanksione. “Për të shkuar më tej, madje as edhe mediet nuk ia paraqesin rezultatet e qeverisjes së tij, duke pretenduar që nuk është duke i sponsorizuar ato. Me qasje të tillë që na shfaqet si një realitet paralel, përpos të rrezikshme ndaj medieve, ky pushtet hermetik i mbyllur dhe skajshëm jotransparent, vazhdon fushatën linçuese ndaj përpjekjes së kujtdo, për të shpërfaqur paaftësi shembullore në qeverisje. Ne as në ëndërr nuk e kemi parë këtë stërkeqje të shtetit, për rezultatet as mos të flasim, ato as që shihen ndokund” ka shkruar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …