Sibel Halimi

Halimi: Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga SHBA-ja, NATO e BE-ja

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga bota perëndimore.  “Ndaj, kur vendi sot ndodhet në situatën më të brisht të lëkundjes së këtij raporti, Kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA dhe BE e NATO. Asnjë politikani nuk i lejohet që të instrumentalizojë qytetarët për efekte të politikave ditore, ose në shërbim të ideologjisë së majtë, duke nxitur shpërfillje ndaj Perëndimit” ka shkruar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …