Halit Barani, aktivist për të drejtat e njeriut ka deklaruar se Lulzim Ademi nga fshati Broboniq para luftës edhe gjatë saj ka qenë bashkëpunëtor i policinë serbe. Me 20 maj të vitit 1999 iu ka pri forcave ushtarake, policore si dhe civilëve të armatosur serbë kur janë djegur fshatrat Koprivë dhe Broboniq. Atë ditë janë djegur gjithsej, 141 shtëpi dhe janë vrarë gjashtë shqiptarë, tha Halit Berani. Gjatë vitit 1999 Lulzim Ademi ishte arrestuar, por një vit më pas bashkë me 12 kriminelë të tjerë serbë kishin ikur nga burgu i Mitrovicës dhe ishin vendosur në veri të vendit, që ishte nën kontrollin e forcave franceze të KFOR-it. Ikja ka qenë e organizuar nga vetë drejtoria e burgut në veri, ku prej asaj kohe e deri tani e mbajnë në kontroll veriun e Kosovës.
Lulzim Ademi nuk është rast i vetëm, ka edhe mjaft shqipfolës të tjerë, të cilët nga frika e hakmarrjes për veprat e tyre kriminale kundër bashkëkombësve ikën bashkë me forcat serbe në gjysmën e dytë të qershorit të vitit 1999. Disa prej tyre jetojnë në Serbi, disa të tjerë në Mal të Zi dhe në vende të ndryshme të Evropës, Shumë prej tyre janë edhe dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Është e gjatë lista e bashkëpunëtorëve të regjimeve kriminale të Serbisë, ndërsa jo pak prej tyre jetojnë edhe në Kosovë, madje janë edhe pjesë e strukturave pushtetare e administrative në vend. Qindra prej tyre janë dëshmitarë të mbrojtur të Gjykatës Speciale. (RKL)