leoni

Lutfi Coka

Halit Coka: Dëshirë, Dhimbje, Urrejtje!

 

Dal nga shtëpia

Me plot gëzim,

Të vrojtoj i heshtur

Qytetin tim.

 

Kam shumë shpresë

Kam shumë besim

Ta shoh të bukur

Qytetin tim.

 

Sa mire të jetë

Sa shumë bukuri

Të shoh të gezur

Pleq dhe femije!

 

Të shoh buzëqeshjen

E nënave tona

Të jenë të gezuar

Si shumë ikona!?…

 

 

Të shoh të moshuarit

Në lulishte grupuar

Bisedojnë të lumtur

Të qeshur e të gëzuar.

 

 

Dhe  punëtorët

Të ecin me gëzim

Në punët që kanë

Shkojnë me nxitim.

 

Dua të shoh

Qytetin sa më mire,

Që t’u plotsohet

E bukura dëshirë.

 

 

Kjo dashuri mu neverit

Për atë që vrojtoj

Pamje të hidhëruar

Me zemër lënduar.

 

Sa shumë më habit

Qytetarë që lëvizin

Dikush i qeshur

Njëri i gërrusur tjetri i zhitur.

 

 

Dikush qesh e flet me vete

Dikush këndon i habitur,

Njëri kokën ulur

Tjetri trupin ngritur!

 

Keto shqetësime

Më mbushin me lëndime

E kan burimin

Te keq mashtrimi!…

 

Eshtë mashtrim

Nga politika,

Me veprat e saj

Dalur nga etika.

 

I ndezi motorët

Per të  marrë vota,

E morën pushtetin

Për të mbushut xhepin.

 

 

E muarën pushtetin

Popullin e harruan’

Të madhin betim

E këthyen në mashtrim.

 

Dhe pasojat

Vijnë  një nga një,

Reliteti tregon

Ashtu si je!?..

 

Një pamje e shëmtuar

Në kazana plehra

Njerzit zvarriten

Si në kotec dhelpra.

 

Të nxirë e leckosur

Të zhitur e katosur

Me kokën në kazan

Don bukë,se fëmija qan!?…

 

 

Një thes i madh

Me pagure mbushur,

I ngarkuar në shpinë

Me ato ruan fëminë.

 

Një tjetër i leckosur

I ngarkuar i menduar

Një polic i del përpara

E kthen mbrapsht me të qara.

 

 

O polic puntor i shtetit!

A s’të vjen keq për kët milet,

Po ia derdhe kët ngarkesë

Fëmija pa darkë do mbesë.

 

Sa e sa njerëz të ngarkuar,

Sa e sa karroca të tilla,

Vërshojnë në pika grumbullimi

Si e vetmja rrugë shpëtimi.

 

Mosha të reja,mosha të vjetra,

Kërkojnë kosha plehra,

Kur koshat janë bllokuar

Kthehen në shtepi të helmuar.

 

Mërzit gruaja ,qan fëmija

Si do shkojnë hallet e tija

Burim jete kasha- koshat

Po s’të lenë polic kodoshat!…

 

 

Ulur në tavolinë

Per të pirë një kafe,

Shikj i habitur

Pamje makabre!?….

 

 

Një e nga një

Tufa e tufa

Vershojnë ne lokal

Fëminjë e vejusha!

 

Disa të  mëdhenjë

Dia të vegjël

zgjati ata duar

Kërkojnë lëmoshë

Me sy zgurdulluar.

 

Përhapen në tavolina

Më i shpejti si vetëtima,

Kush flet sa më parë

Për të fitua ca dollarë.

 

Kjo pamje është ciklik

Sa vijnë ca ,tjerët ik,

Kjo sëmundje plot mallkim

Eshtë në Shqiperi,

në atdheun tim!

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …