Sot ata që shkruajnë bukur nuk po i lexon asnjëri, pasi nuk lexohet fjala , por emiri i paguar i të gjallëve që kanë vdekur!.. Duke lexuar emrin e paguar letërsia e vërtetë po humbet nëpër dhomat e pluhurosura të historisë, dhe kur vjen koha e artit nuk janë bashkë vlera dhe autori!…
Kështu përtypet dhe ripërtypet fjala e humbure tretet në heshtje fjala e vërtetë. Ju udhëheqes politik dilni zot fjalës së artë,se po e lënë Shqipërinë,”bekerishte”të perandorëve “remi” që do helmojnë të gjallët e të vdekurit.
Nga qyteti i bardhë i mermertë ku prehet krenaria e kombit, vjen thirrja:-hyni në rrugën e paqes së vërtetë, ndaloni pushkën e inatit dhe të grindjeve tinzare, ndaloni lekun e zi që përdoret nga karieristët, bosët e majmur me lekun e pushtetit, se ndryshe kriminalizuat kombin, humbët territorin paqësor të jetës,!?…
Dikur të rrethuar me kufirin e izolimit, sot po na ngujoni nga izolimi i“Parasë”….
Ju poet e shkrimtarë, shkruani për Shqiperinë, mos u merni me deshët dhe cjepët e politikës! Ata janë gjallë por të vdekur, kanë pushtetin e parasë,por nuk kanë emer.!?..Ata vdesin elektoralisht, bashkë me forcën e konfliktit, që me maska e kanë mbjellë, vdesin moralisht se nuk kanë vepra të mira.
Bashkohuni me njerëzit e mirë të këtij vendi,që ka emer ditën e bukur të mengjezit të bardhë!
Shkruani bukur se, bukuria e të shkruarit bukur ,është bukuria e shpirtit tuaj të mrekullueshëm!
Hidhni librat e paguar,
që,të vdesin moralisht filantropët dhe militantët e gënjeshtrës dhe të mashtrimit!…
Faluani shpirtin nënave të dashura,e të vuajtura,baballarëve punëmirë,urtësinë e paqes,dashurinë njerzore,vujtjen e ngadhnimin,emrit të merituar,emrit të skalitur në vepra,frymëzuese,që buron nga vetëmohimi,..
Sherbesa e humanizmi është dita e betimit.Kjo është fjala e pathënë e jetës njerzore!?….
U trasportuan ne Fjala,radio,dhe…