Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se nesër do të mbahet seanca plenare në orën 10:00. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haliti ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, interesimit të gazetarëve se kur do të shkojë demarkacioni në Kuvend. “Sa i përket çështjes së demarkacionit është kompetencë e Qeverisë e cila munda ta dërgoj në rrugë të rregullt. Mund ta dërgojnë (demarkacionin) edhe në mënyrë të përshpejtuar, por kjo është çështje e tyre. Ne ende s’kemi diçka zyrtare dhe derisa nuk kemi diçka zyrtare s’mund të flas”, ka thënë Haliti. Duke folur rreth mocionit të Nismës për rrëzimin e Qeverisë, ai ka thënë se opozita mund të pres për këtë seancë. Nënkryetari i Kuvendit ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se është gabim të ndërpritet dialogu që është duke u zhvilluar në Bruksel me Serbinë. Haliti ka thënë se ndërprerja e dialogut për rastin e Ramush Haradinaj, ka qenë diçka tjetër. “S’ka arsye të ndërpriten bisedimet pasi ne dëshirojmë të shkojmë drejt Evropës. Gojën e kemi plotë Evropë, kurse s’po sillemi si evropian”, ka deklaruar Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …