Xhavit Haliti: Nuk ka kushte që zgjedhet të mbahen tani, PDK duhet t'i bashkohet Qeverisë aktuale të drejtuar nga Hoti

Xhavit Haliti: Haradinajt t’i lejohet të punojë, pastaj për çfarëdo të mete në qeverisje të debatohet në Kuvendin e Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti, pret që pozita dhe opozita në këtë mandat të jenë bashkë për interesa nacionale të vendit. Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Haliti ka thënë se do të ishte mirë që kryeministrit Haradinaj t’i lejohet të punojë, pastaj për çfarëdo të mete në qeverisje të debatohet në Kuvendin e Kosovës. Duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për rrëzimin e kësaj Qeverie, Haliti ka pyetur se pse u dashka të rrëzohet një Qeveri e cila është pro BE’së, NATO’s, luftës kundër korrupsonit dhe krimit të organizuar.  Ai ka theksuar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të jetë problemi kryesor i kësaj Qeverie, për të cilën çështje shpreson se do të zgjidhet në diskutime me Qeverinë e Malit të Zi. “Problemi kryesor për këtë koalicion është lufta kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …