Haliti: Komuna e Vitisë po punon intensivisht në lidhjen e fshatrave përmes rrugëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përuruar fillimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Drobesh e cila lidhë shumë fshatra mes vete. Kjo rrugë lidhë fshatrat Smirë, Gërmovë, Drobesh me fshatrat Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme, me Pozheranin dhe krijon kushte më të mira në kyçjen e rrugëve bujqësore që lehtëson punën e bujqve dhe fermerëve vitias. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë është duke punuar intensivisht në lidhjen mes vete të fshatrave të komunës së Vitisë, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit pa ngarkesa në komunikacion por edhe po ua lehtëson bujqve qasjen më të lehtë në tokat e tyre bujqësore.

May be an image of 2 people, scraper and road

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …