Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet dhe asfaltimin e rrugës “Kongresi i Manastirit”, si dhe punimet te sheshi “Calmy Rey”, në qytetin e Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti tha se me rivitalizimin e kësaj rruge do të krijohen hapësira për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe ndriçim publik, që qytetarët të lëvizin lirë dhe të sigurt, gjë që është prioritet i institucioneve komunale.