Haliti: Mirë se vini mërgimtarë, faleminderit për kontributin e vazhdueshëm

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ju ka uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve në veçanti atyre vitias, dhe ka shprehur falënderim për kontributin e vazhdueshëm, për vendin e tyre. “Të dashur mërgimtarë, pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhë dhe mirësevini në vendlindje, në familjet e juaja dhe në qytetin e juaj, për të cilin kontributi juaj është jashtëzakonisht i madh. Me qëllim të organizimit sa më të mirë, ne si komunë synojmë që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira gjatë kësaj periudhe, me përforcimin me staf shtesë në gjendjen civile, shtimin e kapaciteteve të shërbimeve mjekësore, sigurimin e hapësirave të nevojshme për parkimin e mjeteve motorike, dhe me 1 gusht së bashku do ta festojmë ditën e mërgimtarëve, ku parashihen aktivitete të shumta. Me këtë rast kemi hartuar edhe “Planin e veprimit për pritjen e bashkatdhetarëve korrik – gusht 2022”, me të cilin synohet të sigurohet ruajtja e identitetit kulturorë, shmangia e asimilimit, fuqizimi i lidhjeve me diasporën, dhe bashkëpunimi ndërmjet diasporës dhe komunës së Vitisë. Qytetit të Vitisë dhe stinës së verës, mërgimtarët i japin gjallëri dhe janë shtysë shumë e madhe e ekonomisë së vendit tonë, andaj uroj që të kaloni sa më mirë në  familjet e juaja dhe në vendlindjen tuaj”, u shpreh kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …