leoni

Haliti në një video-adresim: Ndryshimi fillon tani – me numrin 124 dhe numrin 8!

Në një video-adresim, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti  ka numëruar një mori argumentesh pse duhet të votohet ai si kandidat për deputet me numër 8 dhe subjekti i tij, LDK me numër 124 në Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Si kryetar i komunës së Vitisë kam dëshmuar se kur ekziston vullneti dhe vizioni i qartë, ndryshimi është i pashmangshëm. Gjatë viteve të shërbimit tim kemi ndërtuar rrugë që lidhin komunitetet, kemi investuar në shkolla dhe Qendra Shëndetësore dhe kemi krijuar projekte që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social për të gjithë qytetarët. Vitia, sot është një shembull konkret i zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes me përgjegjësi. Por, ky ndryshim nuk do të ndalet këtu. Unë besoj se i njëjti vizion dhe përkushtim mund të shërbejë për të transformuar gjithë Kosovën. Së bashku mund të ndërtojmë një shtet që mbështet të rinjtë, fuqizon ekonominë dhe garanton drejtësi dhe dinjitet për secilin qytetarë. Është koha për veprim, për zhvillim, për të sjellë një shpresë të re. Bëhu ndryshimi, mbështet LDK-në dhe vizionin tonë për një Kosovë më të drejtë më të fort dhe më të suksesshme.

Ndryshimi fillon tani – me numrin 124, dhe numrin 8! LDK-ja është zëri i popullit, fuqia që mbron interesat e çdo qytetari dhe shpresa për një Kosovë të drejtë, dinjitoze dhe të barabartë.

Unë, si kandidati juaj me numër 8, jam këtu për t’ju shërbyer, për të mbrojtur vlerat tuaja dhe për të ngritur standardet që secili prej nesh meriton. Në këtë udhëtim të ndryshimit, ju jeni forca ime! Zgjidhni drejtësinë, dinjitetin dhe zhvillimin. Zgjidhni të ardhmen!

BËHU NDRYSHIMI!

#LDK124

#LumirAbdixhiku1

#SokolHaliti8

Kliko në linkun e mëposhtëm për të parë video-adresimin e kryetarit Haliti:

https://www.facebook.com/sokolihaliti.official/videos/1312001016595589

Kontrolloni gjithashtu

Thirrjes për Kosovën Fituese të AAK-së i përgjigjet me PO edhe Guri i Kuq!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari z. Fatmir Iska …