Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se ndonëse komuna e tij ka nevojë për ndihmë nga niveli qendror i Qeverisë, nuk po ju ofrohet kjo ndihmë. Ai ka shtuar më tutje se qyteti i Vitisë po përballet me situatë të vështirë ku shëndetësia po funksionon pa masa mbrojtëse. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se në këtë komunë rrezikshmëria është e madhe sepse pacienti ka frekuentuar shumë qytetarë në vendbanimin e tij. “Unë 15 punëtorë shëndetësorë i kam futur në karantinë. Është dashur të mbështetemi edhe me punëtorë shëndetësorë. Ka mungesë edhe policia, kryetari i Komunës, komponentë shëndetësorë të gjithë jemi pa mjete. Ne po ballafaqohemi me 43 fshatarë dhe jemi të mbyllur si komunë” ka deklaruar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
