Xhavit Haliti

Haliti: PDK e hapur me të gjitha partitë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se kjo parti nuk ka arsye të refuzojë bashkëpunimin me asnjë parti politike. Në një intervistë për të përditshmen ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se PDK është e gatshme të bashkëpunojë me secilën nga partitë politike. Haliti e ka vlerësuar si pozitive gatishmërinë e AAK-së dhe të Nismës për të qenë të hapura edhe me PDK-në pas zgjedhjeve. Ai ka folur edhe për koalicionin me LDK-në, që sipas tij, po funksionon mirë. Haliti ka paralajmëruar se në rast se paraqiten mos-pajtime funksionale në mes të partnerëve të koalicionit, atëherë mund të ketë takime edhe me partitë e tjera për t’i tejkaluar dallimet.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …