Kryetari i komunës së Vitisë përmes faqës së tij në facebook ka ngushëlluar popullin amerikan me rastin e ndarjes nga jeta të ish presidentit amerikan Xhimi Karter.
Në postimin e kryetarit Haliti thuhet:
I dashur popull amerikan
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, mikut të madh të Kosovës. Në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për largimin nga kjo botë të liderit të shquar botëror.
Presidenti Carter do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj paqes, të drejtave të njeriut dhe përpjekjeve të palodhura në shërbim të njerëzimit. Trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm në mbarë botën.
Në këto çaste vështira të mërzisë ne jemi pranë familjes Carter dhe popullit amerikan, duke ndarë dhimbjen për humbjen e këtij kolosi.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë