leoni

Haliti thotë se do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim dhe të ndërtojmë hap pas hapi të ardhmen që ëndërrojmë

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti pas zgjedhjeve Parlamentare të mbajture të dielën, në një postim të tij në facebook ka falënderuar nga zemra të gjithë qytetarët e sidomos aktivistët e LDK-së që me nder dhe me pasion të papërshkrueshëm, luftuan për çdo shpresë dhe për këtë, do të jemi gjithmonë krenarë.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë, të gjithë ju që votuat dje me zemër të hapur dhe ju nga mërgata që pavarësisht largësisë ishit me ne në çdo hap – ju faleminderit nga zemra! Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë aktivistët tanë, që me nder dhe me pasion të papërshkrueshëm, luftuan për çdo shpresë. Ju ishit fryma jonë, dhe për këtë, do të jemi gjithmonë krenarë.

Jemi krenarë për mënyrën se si punuam, sepse kjo është rruga që dimë dhe duam: rruga e ndershme, me përkushtim të sinqertë. Çdo hap ishte i bazuar në vlerat që na udhëheqin, edhe pse me keqardhje, rritja jonë nuk ishte e mjaftueshme për të sjellë ndryshimin që dëshironim.

Megjithatë, besojmë me bindje të plotë se çdo përpjekje e sinqertë gjen rrugën e vet drejt suksesit. Do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim, të mbrojmë vlerat e Republikës dhe të ndërtojmë hap pas hapi të ardhmen që ëndërrojmë. Koha është me ne.

Sinqerisht, i juaji,

Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit publikon programin e aktiviteteve për 17 shkurtin – Dita e Pavarësisë së Kosovës

Komuna e Rahovecit me rastin e shënimit të 17 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së …