Në vigjilje të shënimit të 22 vjetorit të Radios Kosova e Lirë, ish zëvendës komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha ka vlerësuar lart rolin e këtij mediumi gjatë dhe pas luftës çlirimtare. Në urimin e tij ai ka shkruar se gjatë luftës, Radio Kosova e Lirë ishte zë i shpresës për fitore dhe i vetmi medium që gjatë luftës ishte në shërbim të betejave të shumta e luftës fitimtare. Ishte medium që informonte drejt popullin për luftën çlirimtare dhe përfundimin e saj me sukses si dhe që raportonte për masakrat serbo-sllave kundër popullit shqiptar anekënd Kosovës. Radio Kosova e Lirë vazhdoi të mbetet edhe pas luftës zëri i vetëm i dëshmorëve të kombit dhe amanetit të tyre, i afirmimit të veprimtarisë së dëshmorëve të kombit gjatë të gjitha periudhave dhe kultivimit të vlerave patriotike e humane. Stafit të Radios Kosova e Lirë në krye me profesor Ahmet Qeriqin ju urojmë në emër të luftëtarëve të lirisë dhe familjeve të dëshmorëve suksese të mëtejme në misionin për afirmimin e jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për lirinë e atdheut, ka shkruar në mes tjerash, eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …