Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ka bërë të ditur se presin që rënia ekonomike gjatë këtij vitit në Kosovë të jetë 3%. Ajo ka shtuar gjithashtu që vitin e ardhëm ngritja ekonomike do të arrij në 5%. E ndaj kësaj ka reaguar anëtari i këtij komisioni, Bedri Hamza. Ai ka kërkuar sqarim si mund të ketë rënie ekonomike 3% kur të hyrat do të bien deri në 14%. “Nëse thuhet se rënia ekonomike do të jetë -3 dhe të hyrat në buxhet do të jenë -13, -14, ne shohim një diskrepancë. Ne duam të dimë se sa kanë qenë minuset deficitet me 30.06 edhe te pagat edhe transferet sociale”, ka thënë ai. Kujtojmë që rënie më të madhe ekonomike se 3% ka parashikuar edhe Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Botërore.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …