Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ndërsa ka folur për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se roli i Amerikës është jetik dhe pozitiv për Kosovën në dialogun me Serbinë, por ka shprehur brengën e tij për Ujmanin. Ai thekson se disa pika të marrëveshjes janë pozitive dhe i kemi përkrahur por disa pika nuk janë të dobishme për Kosovën. “Nëse thirremi në Kushtetutë, sovranitet, integritet territorial, karakterin unitar të shtetit, pasuritë e Kosovës i takojnë Kosovës dhe shfrytëzimi i tyre i takon Kosovës. Gjeografikisht një pjesë e Ujmanit është në territorin e Serbisë, por ai liqe është ndërtuar me para të Kosovës, pjesa më e madhe është në Kosovë, hidrocentrali 10 km është në brendi të Kosovës”, ka thënë Hamza.
