leoni

Hamza: Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për investimet e munguara

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është takuar me qytetarët e komunës së Burimit me të cilët ka bashk biseduar brengat, hallet dhe nevojat e tyre. Gjatë fjalës së tij, ai tha se është i lumtur që është në Dukagjin, në mesin e njerëzve të mirë dhe punëtorë dhe theksoi se Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për investimet e munguara. “Ne duhet të bëjmë arsim për shekullin 21, duhet të lëvizim kah digjitalizimi i arsimit, duhet të lëvizim t’i përgadisim të rinjtë dhe të rejat tanë për tregun e punës që të jenë të barabartë me moshatarë e tyre gjithandej. Më shumë investime në shëndetësinë primare, më shumë investime në spitalet regjionale që me e shkarku qendrën kryesore në Prishtinë” theksoi në mes tjerash, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …