PDK në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të përkrahë propozim vendimin e Qeverisë Hoti për ndryshim dhe tejkalimin e deficitit buxhetor. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza duke arsyetuar mos përkrahjen e këtij vendimi tha se nuk do të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore. Ai po ashtu tha se ka paqartësi se për çka do të përdoret rritja e deficitit prej 4.2 për qind në buxhet. Ndryshe qeveria në mbledhjen e javës së kaluar i ka kërkuar Kuvendit të votojë për ndryshim dhe tejkalim të deficitit buxhetor.
