Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka folur për vizionin e tij për fushën e arsimit. Ai ka shfaqur vizionin e tij për fushën e arsimit dhe për hapat që do t’i ndërmerr në këtë fushë. “Ne do të investojmë në arsim. Edhe në infrastrukturën shkollore, edhe në pajisjen e shkollave me laboratore, edhe në ndryshimin e kurrikulave, edhe në hapjen e drejtimeve të reja, edhe në mësimin dual, edhe në ndërlidhjen e arsimit me punën praktike. Krejt qëllimi është që ne të prodhojmë kuadro për nevojat e ekonomisë së tregut. Çdo nxënësi dhe studenti do t’ia ofrojmë dijen, shkathtësitë dhe mundësitë që u nevojiten për të pasur sukses dhe për ta arritur potencialin e plotë në vendin tonë” ka theksuar mes tjerash, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …