Hani i Elezit Apelon për disiplinë dhe kujdes të shtuar

Këshillit Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit riaktivizohet në reflektim të situatës më të re. Pas konfirmimit të rastit pozitiv në komunën e Hanit të Elezit si dhe shtimit të rasteve në mbarë Kosovën në ditët e fundit, kryetari i komunës Rufki Suma ftoi në takim anëtarët Këshillit Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 . Sipas Kryetarit Suma që nga 24 Maji në komunën e Hanit të Elezit nuk kemi pas raste të konfirmuara me Covid-19, mirëpo nga 2 Korriku kemi një rast të konfirmuar dhe si institucione duhet të marrim të gjitha veprimet e nevojshme që këto raste të izolohen sa është e mundur dhe ta parandalojmë përhapjen. Për këtë qëllim kryetari Suma në emër të Këshillit Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 apeloi te të gjithë banorët e komunës që të jenë të disiplinuar të kenë kujdes të shtuar dhe ti përmbahen maksimalisht rekomandimeve të IKSHP-së. Ai tha se askush nuk duhet ta ndiej veten fajtorë pse është i infektuar por apeloi te të gjithë banorët të cilët kanë vështirësi shëndetësore që urgjent të lajmërohen në mënyrë që të ju ofrohet ndihma e nevojshme shëndetësore dhe të parandalohet përhapja e virusit tha kryetari Suma. Drejtoresha e Shëndetësisë Medina Imishti në informatën e saj tha se QKMF-ja është duke punuar me kapacitet të plotë për të asistuar në situatën e krijuar. Sipas saj në QKMF janë reduktuar të gjitha shërbimet jo esenciale. Ajo tha se aktualisht janë mirë të furnizuar me pajisje mbrojtëse si dhe me medikamente esenciale për të sëmurit kronik. Ndërsa për Nejazi Luma Drejtori i QKMF-së “Dr.Menduh Kaloshi” mbetet shqetësuese gjendja në pikat kufitare. Janë mesatarisht 4000 deri 5000 udhëtarë që brenda ditës kalojnë kufirin dhe është e pamundur që gjithë ai fluks të monitorohet sipas rekomandimeve. Ai tha se pavarësisht se janë duke u asistuar nga një ekip mjekësor nga Kaçaniku dhe Ferizaj për drejtorin Nejazi Luma, bashkëpunimi me institucionet qendrore nuk është në nivelin e kësaj situate emergjente. Ndërsa Fatbardha Bushi Inspektore Sanitare e Komunës së Hanit të Elezit duke iu referuar obligimeve dhe përgjegjësitë dhe autorizimet e inspektorateve sanitare tha se do ti ndërmarrin të gjitha masat e parapara ndaj personave fizikë dhe juridikë, duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave, sipas kompetencave që ua japin ligjet në fuqi. Ajo kërkoi nga të gjitha subjektet afariste që të ju përmbahen vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës. Edhe Musa Vila Kryetarë I KBI-së Hani i Elezit u zotua se do të përkrah masat e reja që janë ndërmarrë me qëllim të parandalimit dhe menaxhimit të pandemisë COVID 19. Ai tha se në vazhdimësi është duke iu bërë apel besimtarëve që të respektojnë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHP-ja. Ndërsa Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit Toger Nuhi Dema tha se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë në vazhdimësi në gjendje gatishmëri për të asistuar në të gjitha aktivitete i institucioneve për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …