Hanit të Elezit i shtohet edhe një projekt i realizuar i infrastrukturës publike. Ka përfunduar asfaltimi si dhe rregullimi i shtegut të këmbësorëve të rrugës “Dardania” në Lagjen te Llapori. Projekti është financuar nga buxheti i komunës së Hanit të Elezit në vlerë prej 47.542,49 euro.