Organizata Botërore e Shëndetësisë i cilëson vaksinat e kompanive të ndryshme kundër koronavirusit, që tashmë e kanë siguruar aprovimin për t’u hedhur në treg, si mënyrën e vetme për ta luftuar COVID-19, si fenomenale, e që do t’i ndryshojë rregullat e lojës, në betejën me pandeminë. Por, asnjë prej këtyre vaksinave nuk është gati për Evropën, me përjashtim të Britanisë. “Së pari dhe pa asnjë dyshim, premisa e vaksinave është fenomenale, Shpërblimi është ndryshimi i lojës. Me më shumë se 200 vaksina, kandidate për vaksinën kundër COVID-19, e ardhmja duket ndjeshëm më e ndritshme. Me furnizimet që në këtë fazë të parë pritet të jenë në sasi të limituar, të gjitha vendet do të duhet të vendosin se cila kategori do të vaksinohet e para. Rekomandimi ynë janë punonjësit e shëndetësisë dhe ata socialë, më pas janë qytetarët të moshës nga 60 vjeç e lart”, u shpreh Hans Kluge.