Komuna e Junikut vazhdon angazhimin dhe dinamizimin e punëve me synim të arritjes së qëllimit për Junikun e pastër dhe ekologjik, duke shërbyer në mbrojtje të natyrës, ruajte dhe mirëmbajtje të trashëgimisë natyrore.
Në kuadër të iniciativës „Për mjedis të pastër dhe ekologjik“ sot gjatë ditës janë mbjellur fidane në parqet e Junikut me qëllim të pasurimit të ambientit me filtrues natyral të ajrit.