Hapet edhe qendra e katërt për kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme në Ferizaj

Në kuadër të bashkëpunimit në mes Save the Children, drejtorisë së arsimit dhe drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, sot në SHFMU “Ali Hadri” në Mirash të komunës së Ferizajt, zyrtarisht u hap qendra që ka të bëjë me kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme që përfshinë moshat 3-5 vjeç. Në ceremoninë zyrtare të hapjes mori pjesë Hana Lamagjema, zyrtare e lartë në Save the Children, zyrtarë nga drejtoria e arsimit dhe shumë banorë të fshatit. Qëllimi i këtij projekti ka të bëjë me përmirësimin e qasjes dhe cilësisë në zhvillimin dhe kujdesin në fëmijëri të hershme.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …