Hapet ekspozita kolektive e artit pamor në Ferizaj

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës”, sonte në Ferizaj, është bërë hapja e ekspozitës tradicionale kolektive e artit pamor e organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”. Në hapjen e kësaj ekspozite ka marrë pjesë drejtorja  e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani. Ajo me këtë rast ka theksuar se hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje tejet e rëndësishme që po bëhet në qytetin e Ferizajt. Në këtë ekspozitë ka folur edhe Skender Bedriu dhe Arbnor Morina kryetar i komisionit. Juria ka përzgjedhur punimin e Selam Kadriut si më të mirin në këtë ekspozitë. Ekspozita do të jetë e hapur për disa ditë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …