Hapet ekspozita për vlerësimin e tokës në Malishevë

Në  hollin e Kuvendit komunal të Malishevës, është hapur ekspozita që ka të bëjë me vlerësimin preliminar të tokave në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo ekspozitë, është në kuadër të projektit, për vlerësimin e tokave dhe  është mundësuar nga Ministria e Financave (MEF)- Departamenti i Tatimit në pronë, Qeveria Suedeze dhe  komunat, përkatësisht njësia e Tatimit në pronë. I pranishëm në ekspozitë për vlerësimin e tokës ishte edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili inkurajoj  qytetarët  për interesimin e vlerësimit mbi tokën  që posedojnë, pasi kjo lidhet direkt me obligimin për pagesat e tatimit në pronë, përkatësisht tatimin mbi tokën që posedojnë. Kjo ekspozitë mundëson edhe ofrimin e argumenteve për qytetarët, ku përmes fletës së komenteve, bashkërendojnë interesat reciproke të cilat ndihmojnë për realizim të projekteve në të ardhmen.

Ekspozitë  do të mbete e hapur për  një muaj, dhe do të  njoftohen qytetarët, nga  përfaqësuesit e departamentit të tatimit në pronë,  të autorizuar nga Komuna e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …