Hapet ekspozita që dokumenton kolonizimin e veriut të Kosovës

Hapet ekspozita që dokumenton kolonizimin e veriut të Kosovës

Inciativa Qytetare për Veprim sot ka shpalosur një ekspozitë me fotografi para ndërtesës së Qeverisë.  Kjo ekspozitë përmes materialesh të shumta fotografike dokumentoi procesin sistematik të kolonizimit të pjesës veriore të Kosovës nga Serbia, ku prej pasluftës janë ndërtuar ndërtesa shumëkatëshe e shtëpi për t’i akomoduar refugjatët serbë nga Bosnja dhe Kroacia. Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare për Veprim, Bujar Voca ngriti shqetësimin për ndërtimin e kolonisë ‘Lugina e Diellit’, në të cilën pritet të vendosen 1500 serbë. Sipas tij, “Qeveria e Kosovës nuk po ka fuqi dhe as vullnet politik për të bërë kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri”. Voca tha se Qeveria e Kosovës nuk po garanton as siguri të jetës dhe lëvizjes në veri, duke përkujtuar se barrikadat në këtë pjesë akoma nuk janë hequr.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …