Hapet Panairi i Punës në Gjakovë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) me mbështetje të GIZ-it gjerman hapën Panairin e Punës në Gjakovë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica gjatë hapjes së panairit tha se panairi do t’u shërbejë bizneseve që të takojnë punëtorë cilësorë e të kualifikuar që kanë shkathtësi e aftësi profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe bizneseve, si dhe punëkërkuesve potencial për t’i prezantuar aftësitë e tyre profesionale dhe për t’u punësuar. “Me qëllim të përmirësimit të punësueshmërisë në vend, ndër prioritet kryesore të MPMS-së është përkrahja e krijimit të vendeve të reja të punës, qoftë në punësim të rregullt, nëpërmjet Masave Aktive të Tregut të Punës, por edhe në përgatitjen profesionale të fuqisë punëtore“, tha ministri Reçica. Ministri tha se nëpërmjet Panairit të Punës në Gjakovë, shumë punëmarrësve, përkatësisht të rinjve, do t’u ofrohet mundësia që të gjejnë një vend të qëndrueshëm pune, të angazhohen në praktikë në punë, por edhe të përfitojnë për të konkurruar në vende të ndryshme pune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …