leoni

Hapet Panairi i Verës “Cakrrojmë Gotat” 

Në Rahovec të premtën u bë hapja e Panairit të verës “Cakrrojmë gotat”, një ngjarje e veçantë që do të vazhdojë edhe më 28, 29 dhe 30 dhjetor 2024, në rrugën “Xhevat Kasapi” në Rahovec. Ky panair, i organizuar nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës sjell në zemër të qytetit traditën dhe cilësinë e verës më të mirë nga e gjithë Kosova.

Ky panair është i rëndësishëm, ku veraritë tona prezantojnë punën, pasionin dhe produktet e tyre unike.

Kryetari Latifi në postimin e tij në facebook ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë panair, të shijojnë verërat më cilësore dhe të përjetoni mikpritjen e Rahovecit!

Bashkërisht po promovojmë traditën tonë të verës, zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit tonë.

Mirë se vini në Rahovec, në Panairin e verës “Cakrrojmë gotat”, ka shkruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takimin e dytë publik me qytetarë për vitin 2024

Kryetari i komunës ë Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me …