Hapet panairi një ditorë i prodhimeve Bujqësore në Deçan

Zyrtar Komunal të Deçanit, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, fermer, OJQ dhe qytetar të shumtë ishin prezent në hapjen e Panairit njëditorë të prodhimeve bujqësore në komunën e Deçanit, organizuar nga GLV-Gjeravica në Deçan mbështetur nga MBPZHR. Kryetari i GLV-Gjeravica Bajram Çeku tha se, ,,ky panair ka për qellim Promovimin e produkteve bujqësore dhe prezantimin e potencialeve prodhuese te produkteve bujqësore, cilësinë e produkteve, llojllojshmërinë e prodhimeve, kapacitetet grumbulluese e po ashtu promovimin edhe te vlerave të trashëgimisë kulturore. Roli i Grupit Lokal te Veprimit është ti bashkojë organizatat ekzistuese publike dhe private në komunën e Deçanit për të Promovuar zhvillimin e ekonomisë lokale, për të shtuar të ardhurat për individët dhe ndërmarrjet, punësimin në nivelin lokal, për të mbrojtur dhe shtuar vlerën trashëgimisë lokale natyrore dhe kulturore dhe për të ndërmarrë dhe mbështetur çfarëdo veprimi tjetër i cili synon menaxhim më të mirë të viseve rurale brenda territorit të komunës së Deçanit. Kryetari në ardhje i Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se në si institucion komunal jemi të kënaqur më punën e GLV-së, dhe i përgëzojmë për aktivitete e shumta njëkohësisht edhe ndihmën që ju japin fermerëve qoftë me panaire të tilla  po ashtu dhe më mundësi të shumta për zhvillimin e bujqësisë  përmes trajnimeve , qendrës informative për Bujqësi dhe forma tjera të  ndryshëm. Në do të mundohemi ë të jemi sa më afër  zhvillimit në zonat rurale njëkohësisht në bashkëpunim më GLV-në  tha Ramosaj. Ndërsa Hysni Thaçi nga Ministria e Bujqësisë tha se jam i kënaqur më punën e GLV-së, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me GLV-në në lëmin e shërbimeve këshillimore. Vlen të ceket se panairi i hapur sot është mbajt në objektin e ,,EKO-TREGUT ’’ i cili është ndërtuar nga BE-ja në bashkëfinancim me Komunën e Deçanit dhe Implementuar nga GLV “Gjeravica” në Deçan projekt i cili pritet të përurohet në një të ardhëm të afërt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …