Hapet reparti i Hemodializës në mjediset e QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec

Hapja e Repartit të Hemodializës në Rahovec është një arritje madhore që dëshmon përkushtimin e kryetarit Latifi dhe ekipit të tij për të sjellë shërbime jetike më afër qytetarëve rahovecian.

Ky projekt, i nisur në vitin 2011 dhe i realizuar falë bashkëpunimit të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë, me ShSKUK–në, me Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe me Qendrën Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, është një premtim i mbajtur dhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shëndetësisë lokale. Mirënjohës dhe falënderues institucioneve të lartpërmendura, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.

Ai ka falënderuar për hapjen e këtij reparti edhe ish-kryetarin e komunës, z. Idriz Vehapi, si dhe ish-drejtorët e Drejtorisë për Shëndetësi, znj. Florije Popaj – Boshnjaku, z. Munib Durguti, z. Samir Mustafa dhe drejtoreshën aktuale, znj. Sarandë Sallteku.

Ky repart është ndër më të mirët në Kosovë, për të mos thënë më i miri, me staf profesional e me aparatura moderne dhe këtë e shohin edhe pacientët, të cilët tashmë kanë filluar të trajtohen këtu dhe janë të kënaqur me kushtet, me higjienën, me shërbimin cilësor si dhe me trajtimin profesional.

Kemi dëshmuar që me punë dhe vizion mund të bëjmë ndryshime të prekshme. Kemi qenë këmbëngulës, përkundër sfidave dhe vështirësive nga më të ndryshmet.

Do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për të forcuar sistemin shëndetësor dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve në të gjithë Kosovën, thuhet në postimin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ndau mirënjohe për të gjithë ata që kontribuan me donacione për shkolla

Komuna e Deçanit, të premtën në një ceremony të organizuar në ambientet e komunës ka …