Hapet shkolla e futbollit “Open Fun”

Zëvendësministrat e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija Deva  dhe Boban Stankovic, në shoqërim të Kryeministrit Ramush Haradinaj morën pjesë në hapjen e shkollës së futbollit “Open Fun”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shkolla e futbollit “Open Fun”, është shkollë e cila i bashkon të gjithë fëmijët nga të gjitha komunitetet  turk, serb, rom dhe ashkali. Më këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar fëmijët për hapjen e kësaj shkolle, duke thënë se pjesëmarrja edhe e fëmijëve nga komuniteti serb, turk, rom e ashkali është porosi që të gjithë të jenë bashkë dhe se sporti nuk njeh kufij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …