Hapet shtabi i BDI-së në Vrapçisht, Osmani: Bashkohuni me ne, do jetë fitorja më e madhe

Bashkimi Demokratik për Integrim ka hapur Shtabin komunal në Komunën e Vrapçishtit. Kandidati për president i Frontit Europian, Bujar Osmani para pjesëmarrësve ka prezantuar idenë e presidentit shqiptar, duke iu bër thirrje që ta mbështesin të njëjtën. Bashkohuni me ne në këtë rrugë se do jetë fitorja më e madhe e vizionit për një të ardhme që ofron begati, barazi e drejtësi”, ka porositur Osmani. Nebi Rexhepi, kryetar i degës së BDI-së në Komunën e Vrapçishtit tha se vota juaj per Fronitn Evropian dhe kandidatin për president Bujar Osmani është votë për ardhmërinë. “Me rastin e hapjes së shtabit komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim në Degën e Vrapçishtit, ju inkurajoj të merrni pjesë në mënyrë aktive në procesin demokratik zgjedhor dhe të jepni votën tuaj duke përkrahur konceptin e Frontit Europian, duke votuar kandidatin për president z.Bujar Osmani. Kështu do të kontriboni në ndërtimin e një shoqërie dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë bashkëvendasit këtu në komunën e Vrapçishtit dhe të gjithë qytetarët e RMV”, tha Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …