Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga Drejtoresha e Administratës, Saranda Sallteku, ka hapur zyrtarisht e-Kioskun në Krushë të Madhe dhe në Xërxë. Me këtë investim vazhdon digjitalizimi dhe lehtësimi i punëve administrative që qytetarët i kanë në komunë.
Dokumentet që mund të nxirren nga kjo pajisje janë:
– Certifikata e lindjes;
– Ekstrakti i lindjes;
– Certifikata e vendbanimit;
– Certifikata e shtetësisë dhe
– Certifikata e martesës.
e-Kiosku mund të përdoret edhe për vërtetimin e tatimit në pronë dhe për certifikatën e pronësisë, por fillimisht për këto dokumente duhet leja nga ministria e financave, përkatësisht Agjencia Kadastrale e Kosovës. Kryetari Latifi tha se, komuna e Rahovecit do të vazhdojë të investojë në lehtësim të procedurave të ndryshme administrative dhe në ngritje të kapaciteteve, në mënyrë që qytetarët në të gjithë komunën e Rahovecit të kenë qasje të lehtë dhe të shpejtë në dokumentet e nevojshme.