Në qytetin e Zarës në Kroaci ku prej 300 vitesh jeton një enklavë arbëresh-shqiptare, zyrtarisht filloi me punë gjimnazi me mësim në gjuhën shqipe. Drejtori i gjimnazit “Vlladimir Nazor”, Rade Shimiçeviq u uroi mirëseardhjen nxënësve me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, në fjalën e tij të rastit, ndër të tjera theksoi: “Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit. Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe. Është moment i rëndësishëm historik se në këtë ditë ka filluar mësimi në gjuhën shqipe për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqipe. Ambasada e Shqipërisë, do të japë gjithë ndihmesën e duhur”, theksoi ndër të tjera Ambasadori Ilir Melo, raporton gazeta “Shqiptarja”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …